MENU
klinika

Qeveria: Policia e Kosovës po merr masat

Komunat veriore/ “Jemi përfshirë në vendosjen e karantinës”

04.04.2020 - 15:41

Xhelal Zveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Qeverisë së shkarkuar dhe Zëdhënësi Përparim Kreziu kanë thënë se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në vendimmarrjen për vendosjen në karantinë të dy komunave veriore.

Sveçla ka thënë se masa e karantinimit për komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan është vendosur në koordinim te plotë mes institucioneve qendrore (Ministrisë së Shëndetsisë) dhe autoriteteteve lokale.

“Policia e Kosovës është duke marrë gjitha masat që kjo të zbatohet në plotni”, ka thënë ai për koha net.

Të shtunën, Policia e Kosovës dhe Karabinierët e Italisë janë vendosur tek ura e Ibrit të Mitrovicë, duke mos lejuar qytetarët të dalin në pjesën veriore.

Sveçla ka thënë se kjo bëhet që të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve gjithandej, pavarësisht vendbanimin apo nacionalitetin

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në vendimin për vendosjen e karantinës në Veri të Kosovës është e përfshirë Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përfshirë në situatën e emergjente të shëndetit publik në komunën e Mitrovicës Veriore dhe Zveçan. Ministri Vitia është në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me kryetarët dhe autoritetet përgjegjëse në këto komuna”, ka thënë Kryeziu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si paraqitet gjendja e të shtruarve

Kosovë, 6 pacientë me COVID lënë sot spitalin


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë