02.04.2020 - 13:37
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 30 taste të reja me koronavirus , 22 prej të cilave janë vërtetuar nga Instituti për Shëndetit Publik, kurse tjerat nga institucione private në vend.
Në 48 orët e fundit fatmirësisht në Dibër nuk është shënuar as një rast i ri me koronavirus.
Sipas të dhënave të fundit të siguruara nga Alsat, Shkupi kryeson me numrin e infektuarve me gjithsej 195 të prekur, Kumanova renditet e dyta me 62 të infektuar. Në Klinikën Infektive në Shkup janë sjellë dy pacientë nga Kumanova, njëri në gjendje të rëndë.