MENU
klinika

Suhareka në karantinë

Konfirmohet rasti i dytë me Koronavirus

12.04.2020 - 07:39

Pas konfirmimit të rastit të dytë me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka shpallur zonë karantinë edhe Komunën e Suharekës. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj tha se Ministria e Shëndetësisë i ka shpallur zonë të përhapjes së Infeksionit, dy fshatrat e kësaj komune nga vijnë të prekurit.

“Komuna e Suharekës shpallet zonë karantinë. Ndërsa fshatrat Semetisht dhe Bllacë shpallen Vatra të përhapjes së Infeksionit”, njoftoi Muharremaj.

I pari i Suharekë njoftoi se me këtë vendim janë ndaluar hyrje – daljet në këtë komunë, qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve, vetëm në raste të caktuara në vendim.

“Pra me këtë masë ndalohen hyrjet dhe daljet në Komunën e Suharekës, po ashtu brenda territorit të komunës ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 17:00 deri ora 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale etj, sipas vendimit të paraqitur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, thotë kreu i komunës.