MENU
klinika

Me vdekjeprurës në Evropë

Koronavirusi ka pësuar mutacion, zbulohen 30 lloje të tij

22.04.2020 - 08:03

Mund të ketë më shumë se 30 lloje të ndryshme të koronavirusit, ka pohuar një studim që është zhvilluar tek pacientët në Kinë. Shkencëtarët e Universitetit Zhejiang studiuan një numër të vogël të pacientëve me koronavirus dhe zbuluan dhjetëra mutacione , 19 prej të cilave nuk ishin parë kurrë më parë.

Disa mutacione rritën aftësinë e virusit për të pushtuar qelizat në trup, të tjerët ndihmuan që sëmundja të shumëfishohej më shpejt. Shtamet më vdekjeprurëse ishin gjenetikisht të ngjashme me ato që janë përhapur në Evropë dhe në New York, njoftoi South China Morning Post.

Autorët thonë se studimi i tyre i bazuar në vetëm 11 pacientë tregon se mutacioni mund të ndikojë në ashpërsinë e sëmundjes. Ata besojnë se këto mutacione mund të jenë arsyeja e numrit të madh të vdekjeve në Europë dhe New York.

Ende nuk është e qartë pse versioni agresiv i COVID-19 u përhap në Europë dhe në SHBA mori goditje nga një version më i butë. Por shkencëtarët thonë se viruset kanë pësuar mutacion të vazhdueshëm për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.