MENU
klinika

Shikoni sa milion persona vdiqën nga janari nga shkaqe të tjera!

Koronavirusi ka tmerruar botën, por…

08.04.2020 - 11:08

Në një moment që Pandemia e koronavirusit, vijon të prodhojë shifra të frikshme të të vdekurve në botë, të dhënat zyrtare tregojnë se vdekjet për shkaqe të tjera, që nuk lidhen Covid-19 janë në një numër shujmë herë më të madh. Deri më tani, bota numëron 75 000 viktima për shkak të koronavirusit, një shifër që pritet të ndryshojë për shkak të situatës dramatike në Itali, Spanjë dhe sëfundmi SHBA, por ky numër duket absolutisht shumë më i vogël krahasuar me totalin e personave që vdiqën që nga fillimi i këtij viti për shkaqe të tjera.

Të dhënat tregojnë se nga 1 janari deri më tani, kanë ndërruar jetë 3.5 milion persona nga shkaqe të ndryshme si kanceri, alkooli, aksidentet, etj. Ndërkohë, për të njëjtat shkaqe, vetëm gjatë 24 orëvë të fundit ndërruan jetë 19 mijë persona. Kështu, gripi sezonal ka shkaktuar 130 mijë viktima në vit, nga të cilët 706, vetëm 24 orët e fundit.

Një shifër e lartë është dhe ajo e viktimave të HIV AIDS, ku nga 450 mijë viktima në vit, 2.454 kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit. Sëmundja e kancerit, shënon një numër të frikshëm viktimash rreth 2 milion e 194 mijë, ndërsa mbi 12 mijë kanë humbur betejën, ditën e fundit. Edhe duhanpirja shënon shifra dramatike me mbi 1 milion e 335 000 viktima nga të cilët 7 320 gjatë 24 orët e fundit.

Ndërkohë, konsumi i tepruar i alkoolit vret 668 mijë persona në vit dhe 3 670 në ditë. Po ashtu, si pasojë e aksidenteve rrugore janë mbi 360 mijë persona që vriten në vit, dhe 1 990 janë shënuar vetëm 24 orët e fundit.