Shkencëtarët britanikë kanë dalë me një studim të si se koronavirusi ka nisur përhapjen përgjatë muajit shtator dhe se qyteti i Wuhanit nuk është qendra e nisjes së pandemisë.
Një grup kërkuesish nga Universiteti i Cambridge po përpiqet të identifikojnë burimin e virusit nëpërmjet krijimit të një harte sipas historikut gjenetik, e cila do t’i drejtojë tek personi i parë i cili është infektuar.
Doktoi gjenetist Peter Forster dhe ekipi i tij kanë mbledhur të dhëna të cilat tregojnë se shpërthimi duhet të ketë nisur diku rreth datave 13 shtator dhe 7 dhjetor.
Sipas Newsweek, kërkuesit kanë arritur të ndërtojnë një grafik mbi përhapjen e virusit, duke përfshirë mutacionin gjenetik, ndërkohë që është përhapur nga Kina, në Australi, në Europë dhë më pas në të gjithë botën.