Samiti evropian javën e kaluar u konsiderua si një moment i së vërtetës.
Në një intervistë të fundit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, parashtroi se si liderët evropianë kishin një histori të përbashkët dhe duhej të bëheshin bashkë, dhe të tregonin se Evropa në vështirësi ishte në gjendje të përgjigjej me një zë të përbashkët dhe me mjete për krizën e Covid-19.
Udhëheqësit Evropian në fakt ranë dakord të mbajnë qetësinë dhe të vazhdojnë.
Ata miratuan një udhërrëfyes për të dalë nga bllokimi pasi secili vend kishte vendosur dhe njoftuar planet e tyre të pakoordinuara të daljes. Në disa vende, siç është Gjermania, koordinimi midis shteteve është mjaft sfidues, e lëre më koordinimin me vendet e tjera.
Si rezultat i pabarazisë së madhe në nivelin e shifrave të të infektuarve në secilin vend, të pasurisë, furnizimeve mjekësore dhe niveleve të ndryshme të kapaciteteve të testimit, secili vend është duke ndjekur rrugën e vet. Kjo mungesë e koordinimit rrezikon një valë të dytë të numrit të të infektuarve pasi virusi udhëton nga një vend në tjetrin.
Udhëheqësit gjithashtu ranë dakord për një plan të rimëkëmbjes ekonomike që është jo i plotë dhe i pabalancuar, dhe po shkakton divergjencën e thellë midis shteteve anëtare.
Siç qëndron, shumica e rregullave të ndihmës shtetërore janë hequr, duke lejuar qeveritë të mbështesin sektorin e tyre të korporatave siç e shohin të përshtatshme. Kjo është e nevojshme duke marrë parasysh rrethanat, por është e përballueshme vetëm për ato vende me bilancet më të forta.
Në mënyrë të ngjashme, aftësia e secilës qeveri për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike do të kufizohet shumë nga niveli i borxhit të tyre.
Aftësia për të mbështetur familjet ose të papunët do të ndryshojë shumë nga një vend në tjetrin, duke krijuar plagë të qëndrueshme për më të dobëtit, si Italia ose Spanja, të cilët nuk mund të ofrojnë të njëjtin nivel mbështetjeje si Franca apo Gjermania.
Samiti miratoi instrumentet e propozuar nga ministrat evropianë të financave, të cilat mbështeten plotësisht në idenë se ndihma vjen në formën e huave nga BE për vendet kur ata humbasin qasjen në tregjet financiare ose kur kushtet e tyre të tregut përkeqësohen.
Kjo është arsyeja pse ideja e përdorimit të kredive nga BE, veçanërisht përmes Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM), krijuar gjatë krizës së eurozonës për të huazuar dhe disiplinuar vendet e zonës së euros, ka krijuar një reagim të dhunshëm, veçanërisht në Itali.
Por pas një debati politik qëndrojnë një sërë pyetjesh mjaft thelbësore. A janë të gatshme vendet evropiane të ndajnë me të vërtetë një pjesë të barrës së kësaj krize? A janë ata të përgatitur për të nënshkruar politikisht këtë ndarje të ngarkesës, ose a do të ndodh që ato të ndodhin me vjedhje, me teknokratët në Bankën Qendrore Evropiane që blenin çdo borxh individual të qeverisë evropiane, pa një marrëveshje politike të qartë për ta bërë këtë?
Përgjigja themelore e këtyre pyetjeve varet nëse qeveritë e BE-së janë të gatshme të bashkojnë taksat, huazimet dhe shpenzimet.
Është sfiduese sepse do të ishte një rishkrim i parimeve mbi të cilat u ndërtua monedha e vetme.
Deri më tani, Gjermania ka lejuar që solidariteti të bëhet vetëm me kontrolle të rrepta mbi politikat e marrësve të saj. Por ky proces integrues po dëshmon shkatërrues ekonomikisht dhe politikisht për Evropën, pasi mbjell farërat e mbrojtjes ekonomike dhe hidhërimit politik.
Eurozona duhet të shkojë drejt një forme të vërtetë të federalizmit fiskal nën kontrollin demokratik të parlamentit Evropian me fuqi tatimore, huamarrjeje dhe shpenzimi, të cilat buxheti aktual i BE nuk e lejon.
Me pak fjalë, BE-ja është e detyruar të sigurojë energjinë jetësore për një projekt politik që ka humbur shpirtin e tij.
Shahin Vallée është një ekonomist francez dhe ishte këshilltar i Emmanuel Macron kur ishte ministër i ekonomisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al