MENU
klinika

Mesazhi viral në rrjetet sociale

“Koronavirusin e prodhoi Kina”, pretendimet e nobelistit japonez janë të pavërteta!

27.04.2020 - 19:32

Një mesazh i gjatë është bërë viral në WhatsApp. Mesazhi pretendon se imunologu fitues i çmimit Nobel të Japonisë, Tasuku Honjo ka thënë që koronavirusi nuk është natyral por “i prodhuar nga Kina”. Së bashku me tekstin, është një link që të çon tek faqja që shkruan për Honjo në Wikipedia.

Në mesazhin e plotë shkruhet, “TRONDITËSE Profesori i Fiziologjisë dhe Mjekësisë në Japoni, Profesori Dr.Tasuku Honjo, i tronditi sot mediat, duke thënë se koronavirusi nuk është prodhuar në mënyrë të natyrshme. Nëse do të ishte prodhuar në mënyrë të natyrshme, nuk do të ndikonte negativisht siç po ndikon në gjithë botën. Sepse temperatura është e ndryshme në vende të ndryshme.

Nëse është prodhuar në mënyrë të natyrshme, do të ndikonte negativisht vetëm në ato vende me të njëjtën temperaturë si Kina. Por në vend të kësaj, ai po përhapet në vende si Zvicra, ashtu siç po përhapet në zonat e shkretëtirës. Po ashtu, nëse do të ishte prodhuar në mënyrë të natyrshme, do të përhapej në vendet e ftohta, por do “të vdiste” në vendet e nxehta.

Kam bërë 40 vjet kërkime për kafshët dhe viruset. Nuk është e natyrshme, virusi është plotësisht artificial. Kam punuar për 4 vjet në laboratorin Wuhan të Kinës, kam njohur plotësisht të gjithë stafin e atij laboratori. Unë i kam telefonuar të gjithë ata, pas përhapjes së koronavirusit por, të gjithë telefonat e tyre janë të mbyllur këto 3 muajt e fundit. Tani është kuptuar se të gjithë këta teknikë laboratori kanë vdekur.

Bazuar në të gjitha njohuritë dhe hulumtimet e mia deri më sot, unë mund ta them me 100% besim se koronavirusi nuk është natyral. Nuk ka ardhur nga lakuriqët, Kina e ka prodhuar atë. Nëse ajo që po them sot vërtetohet se nuk është e vërtetë tani ose edhe pas vdekjes sime, qeveria mund të tërheqë çmimin tim Nobel. Por Kina gënjen dhe kjo e vërtetë një ditë do të zbulohet nga të gjithë. Shpesh ne marrim mesazhe të çuditshme me Forward, nuk mund të garantojmë besueshmërinë e atij mesazhi, por disa nga informacionet kanë kuptim https://en.m.wikipedia.org/wiki/Tasuku_Honjo”

Alt News ka marrë disa kërkesa për ta parë këtë mesazh në WhatsApp (+91 76000 11160) dhe në aplikacionin zyrtar Android. Disa përdorues të Twitter dhe Facebook e kanë shpërndarë këtë mesazh gjithashtu.

Pretendimet

  1. Tasuku Honjo i bëri këto ankesa.
  2. Honjo punoi në laboratorin e Wuhanit për katër vjet.
  3. Koronavirusi është prodhuar gjenetikisht nga Kina. Nuk e ka origjinën nga lakuriqët.

Vendimi

Të tre pretendimet janë false.

Verifikimi i fakteve

  1. Tasuku Honjo nuk i ka bërë kurrë këto deklarata

Alt News bëri një kërkim për fjalët në Google dhe nuk gjeti lajme që shkruanin që Honjo tha se koronavirusi ishte prodhuar nga njeriu. Edhe vetëm sikur një laureat i Nobelit në mjekësi të bënte një deklaratë të tillë do të ishte bërë lajm. Sidoqoftë, nuk është kështu.

Për më tepër, më 10 Prill, në një intervistë me Nikkei Asian Review, Honjo u pyet “Pse arritjet mjekësore nuk kanë qenë në gjendje të zhdukin sëmundjet infektive?”. Ai u përgjigj,” Mjekësia ka evoluar në mënyrë dramatike krahasuar me 20 vjet më parë, por çdo virus i ri kërkon një përgjigje të re. Fizika dhe kimia kanë krijuar parime, por biologjia është një shkencë që akoma po zhvillohet, dhe ka kaq shumë gjëra që ende nuk i dimë. Shumë njerëz ndoshta pyesin pse, por ky është realiteti. Sëmundjet infektive janë krejtësisht të ndryshme nga sëmundje si kanceri. Sëmundjet infektive mund të përhapen shpejt tek një numër i madh pacientëesh. “

Në asnjë nga prenoncimet e tij të fundit për mediat, Honjo nuk është shprehur se koronavirusi është krijuar nga njeriu.

Më 25 prill, News Meter publikoi një shkrim ku verifikonte faktet, dhe ku përfshinte deklaratën e Honjo. “Kur NewsMeter kontaktoi me profesorin, ai i kundërshtoi të gjitha pretendimet. Në një e-mail, një student që punonte me profesorin foli në emër të tij: “Prof. Honjo nuk dha asnjë deklaratë të tillë. Çdo fjali e këtij postimi është plotësisht e rremë dhe nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. “

  1. Tasuku Honjo nuk ka punuar kurrë në laboratorin e Wuhanit

Sipas faqes së internetit të Institutit për Studime të Avancuara të Universitetit të Kiotos (KUIAS), Honjo është zëvendësdrejtor në universitet. Në vitin 2018, Honjo dhe James Allison iu dha çmimi Nobel për zbulimin e tyre të terapisë së kancerit, sipas faqes së internetit të çmimit Nobel.

Uebfaqja KUIAS gjithashtu ka publikuar një biografi të detajuar të Honjo, duke filluar nga viti 1966 dhe nuk përmend se ai kishte punuar në Wuhan për katër vjet.

Në deklaratën e tij në e-mail për News Meter, më 25 prill, Prof. Honjo sqaroi se ai kurrë nuk ka punuar në laboratorin e Wuhanit. “Ai kurrë nuk i ka telefonuar mjekët  e laboratorit. Ai nuk ka punuar asnjëherë lidhur me origjinën e virusit dhe çështje të tjera të ngjashme”, thuhet në deklaratë.

  1. Shkencëtarët kudo nëpër botë mendojnë se koronavirusi nuk është prodhuar nga njeriu

Një deklaratë e shkencëtarëve të shëndetit publik botuar në The Lancet thotë, “Ne së bashku kundërshtojmë teoritë e konspiracionit që pretendojnë që COVID-19 nuk ka një origjinë natyrore. Shkencëtarët nga vendet e shumta kanë botuar dhe analizuar gjenoma të agjentit shkaktar të sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute koronavirus 2 (SARS-CoV-2), dhe ata dalin në përfundimin se ky koronavirus e ka origjinën nga kafshët, siç e kanë dhe shumë patogjenë të tjerë.”

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë që lakuriqët janë rezervuari më i mundshëm ekologjik për koronavirusin e ri, dhe pangolinat e tregtuara në mënyrë të paligjshme mund të jenë transmetues.

Alt News publikoi dy shkrime muajin e kaluar, më 14 mars dhe 28 Mars, të cilat kundërshtuan këtë pretendim.

Përfundimi

Kështu që pretendimet e bëra në tekstin që është bërë viral, nuk janë të vërteta. Laureati i çmimit Nobel, Nobel Tasuku Honjo nuk ka thënë kurrë që koronavirusi është prodhuar në një laborator në Wuhan. Për më tepër, nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimin se koronavirusi është prodhuar nga njeriu.

Përkthyer dhe përshtatur nga News Click/ Konica.al

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!