Ministri i Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut Venko Filipce në një konferencë për mediat të jashtëzakonshme, ka deklaruar se dy kryetarët e partive më të mëdha në vend, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski ndodhen të izoluar.
“Pas informacioneve që kemi marrë se një gazetar në një televizion ka rezultuar pozitiv me koronavirus, i cili ka bërë intervista me Zaev dhe Mickoskin, liderët politikë janë izoluar”, tha Filipce. Ai shtoi se edhe Zaev e Mickovski janë testuar për Covid-19.
Filipce tha se Mickovski ka rezultuar negativ në testin e koronavirusit, kurse rezultatet për Zaevin pritet që të vijnë. “Gazetari është në gjendje stabile shëndetësore dhe ndodhet për shërim në spitalin ‘8 shtatori’”, tha mes tjerash Filipçe.