02.04.2020 - 12:43
Qarku i Kukësit i është bashkuar ditës së sotme hartës me të prekur nga COVID-19.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një familje në bashkinë e Hasit, ku shtatë persona kanë rezultuar pozitiv pas testeve të kryera.
Nga këta të shtatë dy janë të moshuar, burri 77 vjeç dhe gruaja 70 vjeçe. Sakaq të infektuar janë djali 45-vjeç dhe bashkëshortja 43-vjeçare, si dhe tre fëmijët e çiftit të ri.
Të treja janë vajza të moshave 15, 17 dhe 20 vjeç.
Dyshohet se kjo familje është infektuar për shkak të bashkëshortës së djalit të çfitit të moshuar, e cila së fundmi kishte marrë pjesë në një varrim.