25.04.2020 - 16:34
Shqiptarët kanë ecur përpara në fusha të ndryshme, përfshi edhe sportin. Megjithatë, në elitën e automobilizmit nuk kemi parë asnjë përfaqësues të kombit tonë. Por jo larg është dita kur një shqiptar do të garojë në Formula 1.
Lirim Zendeli me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, është një nga talentet e së ardhmes, që garon në Formula 3. 20-vjecari po rritet dita-ditës dhe nuk është habi që shpejt të garojë në majat më të larta. Zendeli nuk e harron origjinën e tij. Në një intervistë për “A2News”, piloti shprehet se do të ngjitet brenda pak vitesh dhe do të bëj shqiponjën në podium.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Piloti shqiptar
Shqiptari, pranë kalimit në Formula 1
Automobilizëm