MENU
klinika

Eksperimenti i Udine-së pret autorizimin

Kurimi me ozon/ Terapia me kosto të ulët që po shpëton jetën e të infektuarve

09.04.2020 - 19:05

Spitali në Udine pret autorizimin për të filluar studimin klinik
*Giacomina Pellizzari/Udine

Vetëm një nga tridhjetë e gjashtë pacientët me Covid-19 të trajtuar me ozon ka hyrë në kujdes intensiv dhe intubuar. Të gjithë të tjerët, pavarësisht se kanë zhvilluar pneumoni dhe vështirësi të rënda në frymëmarrje, kanë marrë rrugën drejt shërimit, dhe do të kthehen pranë familjeve. Rezultatet janë për tu parë nga të gjithë: Ekipi i Anestezisë dhe Reanimacionit së bashku me atë të sëmundjeve infektive të Autoritetit Shëndetësor Qendror të Universitetit Friuli, të udhëhequr nga anestezisti Amato de Monte dhe mjeku i sëmundjeve infektive Carlo Tascini presin autorizimin nga Komiteti i Etikës i Institutit Spallanzani të Romës(AIFA) për një studim të kontrolluar dhe perspektiv, të rastit. Synimi është të shihet dhe vleresohet trajtimi i ozonit tek pacientët që kanë zhvilluar infeksionin koronavirus.

Studimi klinik do të bëhet me qendra të tjera italiane që besojnë në terapinë e zhvilluar në spitalin ‘Santa Maria della Miscericordia’, nga drejtori i departamentit të Anestezisë dhe Reanimacionit dhe nga Profesori i Infektivologjisë së universitetit Friulian. Krahas De Monte dhe Tascini janë edhe Mattia Buttazzoni, Cristina Macor, Carola Martellon, Ermal Rica Giovanni Sermann dhe stafi i laboratorëve të analizave, ndër-kompani të drejtuar nga Profesor Francesco Curcio. Dhe një ekip i afërt, i angazhuar për javë me radhë në një shkëmbim njohurish që ndezi një dritë të vogël në tunelin e koronavirusit. Ai tregoi një rrugë që mund të jetë e kushtëzuar dhe e detyrueshme, të çojë në një terapi që në rastin më të keq nuk jep rezultate, nuk shkakton efekte anësore dhe nuk vë në dyshim rezultatin e terapive të përdorura deri më tani. Por nëse, siç është konstatuar në 36 pacientët e trajtuar, është vërtetuar se përdorimi i ozonit zvogëlon ndjeshëm hyrjen në njësitë e kujdesit intensiv, pika e kthesës rrezikon të shkruaj një faqe të historisë në luftën kundër virusit që askush nuk e di.
Në Udine, në 36 pacientët që i nënshtrohen terapisë me ozon, përqindja e pacientëve në kujdes intensiv ra nga 15 në 3 përqind.

Në vetvete kurimi është i thjeshtë:

“Ne marrim 200 ml gjak që bëjmë bashkëveprim për rreth dhjetë minuta me ozonin për për ta rifutur tek pacientët. Procedura duhet të përsëritet, më së shumti tre të katërta”, shpjegojnë De Monte dhe Tascini në theksojnë se terapia është e lirë dhe shmang shkuarjen në njësinë e kujdesit intensiv ku ndodh numri më i lartë i vdekjeve.

Në këto raste, maturia nuk është asnjëherë e tepërt, edhe nëse rezultatet e marra rezultojnë mirë.

Studimi klinik, shton Tascini na lejon të verifikojmë nëse terapia e bazuar në infuzion të ozonit mund të rivendosë sistemin imunitar. Studimi klinik do të përfshijë 200 pacientë sapo autorizimi të arrijë nga Roma: 100 do të trajtohen me antiviralë, dhe gjysma tjetër me ozon dhe antiviralëve. Qëllimi është të kuptohet nëse trajtimi shmang përkeqësimin e infeksionit, procedura do të shtrihet në qendrat e tjera kombëtare të interesuara në eksperiment.”

Fillimisht, shpjegon De Monte në vetëpërcaktimin e tij si “mbreti i ozonit” për përvojën mbi njëzet vjet të fituar në sektor, ne bëmë një test tek pacientët tashmë në kujdes intensiv, por menjëherë e kuptuam që në atë fazë është tepër vonë pasi mushkëritë janë dëmtuar tashmë.
Nga ana tjetër, nëse veproni herët, mushkëritë nuk do të pësojnë dëme”.

Në fakt, 36 pacientët e trajtuar nuk kishin nevojë për oksigjen dhe terapia e re ndaloi që 35 të hynin në një kujdes intensiv ku do të ishin intubuar dhe mund të kishin mbetur në këtë gjendje edhe për rreth njëzet ditë. Në vend të kësaj ata ndaluan oksigjenin pothuajse menjëherë dhe tani janë në rrugëdalje.

Këto janë rezultatet e treguara në Komitetin e Etikës që do të duhet të vendosin nëse do të autorizojnë apo jo studimin klinik.

Në këto momente ne trajtojmë pacientët më seriozë me ozon”, insistoi De Monte, duke u ndalur në faktin se kërkesa te Komiteti i Etikës dhe AIFA është dërgua nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Shëndetit të Universitetit Friuli, Venezia Giulia. Edhe një herë, pra, qendra spitalore Udine konfirmohet si qendër e përsosmërisë dhe integrimi midis spitalit dhe universitetit po jep rezultatet e tij.

Përgjigja pritet me padurim edhe sepse në mjedisin shkencor dhe të mirëqenies, trajtimi i ozonit në Udine është përmendur tashmë si një terapi me kosto shumë të ulët që shpëton jetën e njerëzve me koronavirus.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga Messaggero