MENU
klinika

Koronavirusi

Kush do të jetë fitues dhe humbës në rendin e ri botëror?

26.04.2020 - 08:12

Andr à tutto bene (gjithçka do të bëhet mirë), italianët na kanë mësuar të mendojmë kështu, por në të vërtetë, a do të jetë gjithçka më mirë një ditë më pas? Mund të duket e parakohshme, në mesin e asaj që Emmanuel Macron e ka përshkruar si “një luftë kundër një armiku të padukshëm”, duke marrë parasysh pasojat politike dhe ekonomike të një paqeje të largët.

Sidoqoftë, udhëheqësit botërorë, diplomatët dhe analistët gjeopolitikë e dinë që po jetojnë nëpër periudha epokimi, ku njërin sy e kanë në luftën e përditshme me pandeminë COVID-19, dhe tjetrin sy se çfarë do të ndikojë kjo krizë në botë, shkruan The Guardian.

Tashmë të gjithë në glob kanë filluar të nxjerrin mësime. Në Francë, Macron ka parashikuar se “kjo periudhë do të na mësojë shumë. Shumë gjëra për të cilat ne menduam se ishin të pamundura, tashmë po ndodhin. Një ditë më pas kur kemi fituar, nuk do të jetë kthim në një ditë më parë, por do të jemi më të fortë moralisht. Ne do t’i marrim pasojat, të gjitha pasojat”.

Ai ka premtuar se do të fillojë me investime të mëdha shëndetësore. Në Gjermani, ish-ministri i jashtëm i partisë Socialdemokrate Sigmar Gabriel parashikon se gjenerata e ardhshme do të jetë më pak naive për globalizimin. Në Itali, ish-kryeministri Matteo Renzi ka kërkuar një komision për të ardhmen. Në Hong Kong, mbishkrimet thonë: “Nuk mund të kthehet në normale sepse në fillim ishte problemi”.

Henry Kissinger, sekretari amerikan i shtetit në kohën e Richard Nixon, thotë se sundimtarët duhet të përgatiten tani për të kaluar në një rend botëror post-coronavirus, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, António Guterres, ka thënë se “marrëdhënia midis fuqive më të mëdha nuk ka qenë kurrë si tash më jofunksionale. COVID-19 po tregon në mënyrë dramatike, ose bashkohemi… ose mund të mposhtemi”.

Diskutimi tashmë po bëhet jo për bashkëpunimin, por nëse Kina ose SHBA do të dalin si udhëheqës të botës pas coronavirus it. Në Mbretërinë e Bashkuar, debati ka qenë relativisht i fshehtë.

Në Evropë, SHBA dhe Azi diskutimi është zgjeruar. Jeta publike mund të jetë në ndalesë, por debati publik është përshpejtuar. Gjithçka është në diskutim – shkëmbimet midis një ekonomie të prishur dhe shëndetit publik, virtytet relative të sistemeve të centralizuara shëndetësore, brishtësitë e ekspozuara të globalizmit, të ardhmen e BE-së, populizmin, avantazhin e qenësishëm të autoritarizmit.

Kjo është sikur pandemia të jetë shndërruar në një konkurrencë për udhëheqjen globale, dhe do të jenë vendet që reagojnë më efektivisht ndaj krizës që do të fitojnë.

Grupi i Krizave mendon se si virusi do të ndryshojë përgjithmonë politikën ndërkombëtare: “Tani për tani ne mund të dallojmë dy narracione konkurruese – një në të cilën mësimi është se vendet duhet të bashkohen për të mposhtur më mirë COVID-19, dhe një në të cilën mësimi është se vendet duhet të qëndrojnë larg, në mënyrë që të mbrohen më mirë nga ajo.

“Kriza gjithashtu paraqet një provë të ashpër të pretendimeve konkurruese të shteteve liberale dhe joliberale për të menaxhuar më mirë shqetësimin ekstrem shoqëror. Ndërsa shpaloset pandemia, ajo do të testojë jo vetëm kapacitetet operacionale të organizatave si OBSH-ja dhe KB-ja, por edhe supozimet themelore në lidhje me vlerat dhe pazaret politike që i mbështesin ato”.

Shumë prej tyre tashmë pretendojnë se Lindja e ka fituar këtë luftë të narracioneve konkurruese. Filozofi i Koresë së Jugut Byung-Chul Han, në një ese me ndikim në El Pais, ka argumentuar se fitimtarët janë “shtetet aziatike si Japonia, Koreja, Kina, Hong Kongu, Tajvani apo Singapori që kanë një mentalitet autoritar, i cili rrjedh nga kulturat e tyre tradita [e] konfucianizmit.

Njerëzit janë më pak rebelë dhe më të bindur se në Evropë. Ata i besojnë më shumë shtetit. Jeta e përditshme është shumë më e organizuar. Mbi të gjitha, për të përballuar virusin, aziatikët janë të angazhuar fuqimisht për mbikëqyrjen digjitale. Epidemitë në Azi luftohen jo vetëm nga virologët dhe epidemiologët, por edhe shkencëtarët e kompjuterëve, përcjell Telegrafi.

Në të vërtetë, Kina tashmë është në një shirit të fitores, duke besuar se ka ripozicionuar në mënyrë të shkathët veten e saj nga fajtori tek shpëtimtari i botës. Një gjeneratë e re e diplomatëve të rinj kinezë kanë shënuar në media sociale për epërsinë e vendit të tyre.

Teoricieni i marrëdhënieve ndërkombëtare në Harvard Stephen Walt mendon se Kina mund të ketë sukses. “Coronavirusi do të përshpejtojë ndryshimin e fuqisë dhe ndikimit nga perëndimi në lindje. Koreja e Jugut dhe Singapori kanë treguar përgjigjen më të mirë dhe Kina ka bërë mirë pas gabimeve të saj fillestare. Reagimi i qeverive në Evropë dhe SHBA ka qenë shumë skeptik dhe ka të ngjarë të dobësojë fuqinë e markës perëndimore”, u shpreh ai.

Koreja e Jugut në fakt po e shet veten si fuqi demokratike, në kontrast me Kinën, që e ka trajtuar më së miri krizën. Shtypi i saj kombëtar është plot me artikuj mbi mënyrën sesi Gjermania po ndjek modelin e Koresë së Jugut të testimit në masë.

Humbësi për momentin, sipas Steve Bannon i cili argumentoi për “dekonstruksionin e shtetit administrativ”, rrezikon të jetë BE-ja. Disa nga kritikët më të mëdhenj të Evropës kanë qenë pro-evropianët. Nicole Gnesotto, nënkryetari i Institutit Zhak Delors, thotë: “Mungesa e përgatitjeve të BE-së, pafuqia e saj, ndrojtja e saj janë befasuese. Sigurisht, shëndetësia nuk është pjesë e kompetencës së saj, por nuk është pa mjete ose përgjegjësi”. Instikti i parë ishte mbyllja e kufijve, mbajtja e pajisjeve dhe mbledhja e përgjigjeve kombëtare. Në kohën e pamjaftueshmërisë, ajo doli se çdo person ishte për veten e tyre, dhe Italia u ndje e vetmuar më së shumti gjatë kësaj pandemie.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se nëse BE dështon, mund të shkëputet Italia, ka paralajmëruar ai.

Me rritjen e numrit të të vdekurve në të gjithë Evropën, diskursi i BE-së deri më tani është mbizotëruar nga një grindje e madhe se si të financohet shpëtimi ekonomik i BE-së.