MENU
klinika

Shkon në 165 numri total

Lajm i mirë nga spitalet e COVID, 11 të shëruar vetëm sot

09.04.2020 - 07:22

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë shqiptarët një lajm të mirë nga spitali Infektiv.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka njoftuar se se janë shëruar edhe 11 pacientë të infektuar me COVID-19

“Lajm i mirë, 11 të shëruar sot”, shkruan Rama, lajm të cilin e ka shpërndarë edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Numri i personave që e kanë fituar betejën me koronavirusin në vendin tonë shkon në 165, nga 400 persona që janë konfirmuar të infektuar.

Nga COVID-19 ka patur edhe 22 viktima në Shqipëri.