Lajme të mira vijnë nga Kosova, ku 6 pacientë do të lenë sot spitalin e Infektivit në Prishtinë. 43 pacientë të infektuar me koronavirus, janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje infektologu, Salih Ahmeti.
Në një prononcim për Express, Ahmeti ka thënë se gjendja e gjashtë prej të infektuarve është e rëndë, sidomos dy prej tyre.
“43 i kemi të shtirë në infektivë. Gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Katër prej tyre kanë gjendje të qëndrueshme, me shenja përmirësimi, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë. Sot do të lënë spitalin gjashtë persona, të cilët edhe në analizat e dyta kanë rezultuar negativë. Katër prej tyre kanë qenë duke u trajtuar këtu në klinikë, derisa dy të tjerë të cilët kanë qenë mjekë, të cilët janë trajtuar në mënyrë ambulatore”, tha ai.