Komisioni i Ligjeve miratoi sot zgjatjen me dy muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, deri më 23 qershor. Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore u njoftua dje nga kryeministri Edi Rama, vetëm katër ditë para se të skandonte afati i përcaktuar më herët.
“Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit. Kthimi në normalitet do të jetë proces jo i shkurtër”, tha Rama.
Shtyrja e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore do të thotë se edhe masat e marra do të vijojnë që të mbeten në fuqi.
Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi më 24 mars dhe të hënën u propozua shtyrja edhe me 2 muaj. Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës të parlamentit.