28.04.2020 - 09:20
Komisioni i Ligjeve miraton aktin normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”.
Akti normativ synon të reflektojë reduktimin në masën 7 miliardë lekë të zërave të shpenzimeve buxhetore, korente dhe kapitale, referuar kursimeve të evidentuara dhe atyre të pritshme për vitin 2020; të reflektojë rritjen në masën 7 miliardë lekë të paketës financiare në mbështetje të masave anti-Covid19.
Për rrjedhojë, synon edhe ruajtjen të pandryshuar të deficitit buxhetor.