MENU
klinika

Anuloni paketën ligjore e miratuar në dhjetor

Liria e medias në Shqipëri, David Lega thirrje qeverisë

22.04.2020 - 17:20

Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega i bën thirrje qeverisë Rama që kjo e fundit të anulojë paketën ligjore për median, e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor.

Duke iu referuar raportit të Reporterëve pa Kufi ku Shqipëria renditet e 84-ta në 180 vende të botës, Lega thekson se është përkeqësuar liria e medias.

“Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anëtar të Bashkimit Europian. Ligjet (e pezulluara) për median do e përkeqësojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri”, deklaron Lega.


Mbasi Presidenti Ilir Meta i ktheu ligjet në Kuvend dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias qeveria Rama deklaroi se do të priste këtë opinion para se të votonte dekretin.

Po dje Genc Pollo, përfaqësues i Partisë Demokratike, duke komentuar raportin tha se Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave. “Prandaj rilindasit menjëherë dhe me doemos të abrogojnë paketën antifjalë, të abrogojnë shpifjen si vepër penale dhe të rikthejnë normat europiane për pronësinë në media që me porosi të oligarkëve i anulluan para katër vitesh.”, tha Pollo.

“Të nxitet fryma e dialogut konstruktiv politik”

Projekt-rezoluta e mazhorancës: Të thellojmë luftën kundër korrupsionit!

"Jo prokurime për dërraza të zeza apo tavolina zyre!"

Rama i heq tenderat ministrave: Nuk do kenë asnjë lidhje!

Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar pas dhunës

“Fëmijën tim, aq sa e dua, aq e shoh si burg”