MENU
klinika

Sesioni i Kongresit që do të mbahet mend në histori

Lyndon Johnson dhe lufta e tij ndaj varfërisë

14.04.2020 - 12:36

Ishte 22 Nëntor, 1963, dhe Zv/Presidenti amerikan, Lyndon Johnson gjendej në kavlarin fatal të makinave, madje në një distance fare të shkurtër mbas makinës së Presidentit Kennedy, në Dallas të Teksas-it. Sapo të shtënat u dëgjuan agjenti sekret i dha një të shtyrë Johnson-it, e shtriu në tapetin e makinës, duke e mbuluar me trupin e tij. Më pas me një shpejtësi të madhe, ndoqi makinën e Presidentit Kennedy drejt Spitalit Memorial Parkland në Dallas, aty ku dhe Presidenti Kennedy u njoftua se kishte ndërruar jetë.
Në 2:39 P.M., pa kaluar ende dy orë nga vrasja e Kennedy-it, – 55 vjecari teksanas, Lyndon Baines Johnson u betua në bordin e avionit presidencial, si Presidenti i 36-ë i SHBA-ës. Ceremonia e Aktit të Betimit u zhvillua në prani të Gjykatëses Federale, Sarah T. Hughes, dhe ishte hera e parë në historinë e Amerikës, që një grua asistonte betimin e një Presidenti. Zv/Presidenti i tetë Lyndon Johnson kishte marrë automatikisht presidencën pas atentatit fatal që i mori jetën Kennedy-it. Menjëherë pas betimit, Johnson emetoj urdhrin e tij të parë presidencial, “Tani, le të nisim fluturimin”! Disa orë më vonë, teksa miliona amerikanë po shikonin lajmet në TV-n, avioni presidencial u ul në aeroportin e Washington-it. Lyndon Baines Johnson, teksanas i gjatë 6.3 inch, e bëri të qartë se e konsideronte veten parimor dhe përfaqësues të ligjit si paraardhësi i tij që kishte studiuar në Harvard. Me bashkëshorten e tij, në krah, Znj. Lady Bird, -Johnson ndaloi para mikrofonit në aeroport dhe adresoi fjalët e tij të para, për të qetësuar popullin amerikan: “Do të bëj më të mirën, gjithcka që unë mund të bëj me ndihmën tuaj dhe të Zotit.”
Johnson qëllimisht qëndroi në sfond, t’i jepte mundësi popullit të tij të shprehte dhimbjen dhe hidhërimin në ceremonitë e meshës funerale për Kennedy-in. Vec kësaj, pesë ditë pas vrasjes, dhe një ditë para Ditës së Falenderimeve (Thanksgiving), në një seancë të jashtëzakonëshme të Kongresit, ai mblodhi bashkë senatorët dhe deputetët (përfaqësuesit e popullit), për të nderuar kujtimin e Kennedy-it dhe u zotua se do të conte përpara nismën e tij; “Fronti i Ri”, (New Frontier)-duke thënë vetëm: “Le të vijojmë ne tani!
Kur zv/presidenti i tetë Lyndon Baines Johnson
mori mandatin presidencial për shkak të ndarjes së parakohëshme nga jeta të Kennedy-it, ai ishte tejet i pergatitur dhe mjaft i suksesshëm për ta bërë atë detyrë, se secili nga shtatë paraardhësit e tij. Gjatë administratës së Presidentit Kennedy, Johnson kishte dhënë prova të mjaftueshme, përgjegjësi të jashtëzakonëshme dhe të rëndësishme, duke qenë i mirëinformuar për funksionet e brendëshme të qeverisë, se sa mund të ketë qenë ndonjë Zv/President i mëparshëm. Për më tepër, ai ishte një mjeshtër i sprovuar i politikës, kishte shërbyer njëzet vite në Kongresin Amerikan- dymbëdhjetë vjet deputet (përfaqësues i popullit) dhe dymbëdhjetë vite të tjera senator, ndërsa vitet e fundit lider i shumicës qeverisëse. Pas shuarjes së Kennedy-it, Johnson premtoi se do të cojë përpara nismën e programit strategjik “New Frontier” (Front i ri)-i cili kishte ngecur nga mosveprimi i organit legjislativ. Dhe ashtu bëri! Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1964, ai fitoi mandatin presidencial, duke paraqitur të gjitha prioritetet dhe strategjitë e mëparëshme, dhe mori mbi 43 milion vota popullore.
Ai kërkoi me procedurë të shpejtuar, projekt-ligjin e ri të të drejtave civile; “për të fshirë si komb, cdo tragë të diskriminimit dhe despotizmit bazuar në racën dhe ngjyrën”. Gjithashtu, ai kërkoi po me procedurë të përshpejtuar, masën e rishikimit të taksave e paraqitur nga Kennedy, me qëllim “për t’iu dhënë zgjidhje shoqërive të sigurimeve nga rreziku i recesionit. Dhe ai apeloi, “Le të votojmë këtu dhe t’i tregojmë kombit se sa i vlefshëm dhe i dobishëm ishte John Fitzgerald Kennedy aq sa ai jetoi! Johnson i njihte dhe i respektonte të gjithë anëtarët e kabinetit “Kennedy”, madje ai nuk i largoi ata nga postet drejtuese, përfshirë edhe vëllain e ndjerë të Presidentit, Robert Kennedy, i cili ishte edhe Prokuror i Përgjishëm njëkohësisht. Një vit më pas do të ishte po vetë, Bob Kennedy që u largua i pari, mbasi hodhi kanditaturën për senator i shtetit të Neë York-t. Në 8 janar 1964, Presidenti Johnson iu drejtua Kongresit Amerikan duke përsëritur thirrjen e tij për të zbatuar dhe përmbushur programin e Kennedy-it.
“Ky sesion i Kongresit do të kujtohet si sésioni që bëri më shumë për të drejtat civile se njëqind sesione bashkë; si sesioni që miratoi uljen e taksës masivisht në historinë tonë; si sésioni që i shpalli luftë të gjithanshme varfësirë dhe papunësisë në SHBA-ës; si sésioni që pranoi më në fund të mbështesë nevojat shëndetsore të moshës së tretë; si sesioni që reformoi politikat e transportit e tranzicionit të ndërlidhura mes tyre; si sesioni që realizoi si kurrë ndonjëherë programin më efektiv të ndihmës së huaj; dhe si sesioni që miratoi ndërtimin e më shumë shtëpive, shkollave, më shumë biblioteka dhe spitale, se sa cdo sesion i vetëm i Kongresit, në të gjithë historinë e Republikës sonë!” Kongresi reagoi menjëherë ndaj apelit të Presidentit Johnson duke miratuar të gjitha aktet-ligjore të cilat ai kërkoi, pervecse njërin prej tyre; atë të kujdesit mjekësor për të moshuarit. Për të drejtuar nismën e tij “Luftë ndaj varfërisë”, ai emëroi Sargent Shriver, kunatin e Kennedy-it, i cili kishte drejtuar me sukses Korpusin e Paqes, (Peace Corps.).
Më 20 Janar, të vitit 1965-ë, ditën e inagurimit si presidenti i 36-ë i SHBA-ës, Lyndon Johnson i drejtohet popullit amerikan, duke shprehur modelin e tij të përkryer dhe shpresëdhënës për të ardhmen: “ Në këtë ditë historike, betimi që kam bërë para Jush dhe Zotit, nuk është vetëm e imja, por e jona së bashku. Ne jemi një komb, një gjuhë, një popull! Fati ynë si komb dhe e ardhmja jonë si popull, nuk qëndron te një qytetar i vetëm, por te të gjitha qytetarët amerikanë. Kjo është madhështia dhe domethënia e këtij momenti. Cdo gjeneratë shkruan historinë dhe fatin e tij. Për disa vendos historia. Për këtë gjeneratë zgjedhja është e jona. Edhe tani, që një raketë po shkon drejt Marsit, e cila do të na kujtojë se bota nuk do të jetë e njëjtë për fëmijët tanë, madje edhe për veten tonë brenda një përiudhe të shkurtër vitesh. Dikush tjetër që do të jetë këtu, do të shohë një pamje që është krejt ndryshe nga e jona, sepse kjo e jona është koha e një ndryshimi të menjëhershëm dhe madhështore, duke zbuluar sekretet e natyrës, rritjen e kombeve, dhe se armët e reja nuk mund të kontrollohen nga duar të pasigurta për shkatërrim, që të trondisin vlerat tona të dikurshëme dhe të c’rrënjosin zakonet tona të lashta.
“Fati ynë midis këtij ndryshimi do të mbështetet në besimin dhe karakterin e qytetarëve tanë. Ata erdhën këtu mërgimtarë të detyruar dhe të pazakonshëm, kurajozë dhe të trembur, për të gjetur një vend ku njeriu të jetë njeri, dhe bënë një “marrëveshje” shpirtërisht e moralisht me këtë tokë, -e konceptuar në drejtësi, shkruar në liri dhe
brenda bashkëjetesës, që nga dita në ditë të ndricojmë dhe të frymëzojmë shpresat e mbarë njerezimit. Atë që c’ka na mban ne ende të bashkuar. Nëse ne i respektojmë dhe i zbatojmë kauzat e tij, ne na pret një e ardhme e ndritur.”

Lyndon Baines Johnson dhe programi i tij -“Një Shoqëri e madhe”,-në kuptimin “madhështore”, jo për nga madhësia, por nga vlerësimi moral e shpirtëror.

Si President me të drejta të plota, Johnson pati sukses të jashtëzakonshëm në Kongresin amerikan në lidhje me zbatimin e programit domestik të “Një Shoqëri e madhe”,-në kuptimin “madhështore”, jo për nga madhësia, por nga vlerësimi moral e shpirtëror për të.
Ai fitoi miratimin e programit legjislativ nga më të rëndësishmet e vizionit të tij në historinë e vendit, e quajtur “Një Shoqëri e madhe”. Në fjalimin e tij inaugurues në vitin 1965-ë, ai tha:
“Nuk besoj se programi “Një Shoqëria e Madhe” është porositur si një tabor i përhershëm dhe shterpë grenzash, por është enthusiazmi i pëkryer, – gjithmonë i duhuri dhe i vështiri, me të përpjetat e të tatëpjetat e tij, të uljes dhe ngritjes – por gjithnjë duke u munduar dhe gjithmonë duke fituar. Në çdo brez – me mundim, lotë dhe sakrifica – na është dashur të kurojmë plagët, të përmirësojmë e të ndërtojmë nga e para, gjithcka në dobi të trashëgimisë sonë.” Duke e quajtur nismën e tij legjilslative “A Great Society”, (“Një Shoqëri e Madhe”),-Johnson miratoi projekligje gjithpërfshirëse sikundër; të drejtat civile, ulje taksash, për të stimuluar ekonominë, hodhi miliarda dollarë për programin kundër varfërisë, ndihma federale për të gjitha aspektet e edukimit dhe arësimit, dhe rriti përfitimet nga numuri i punës, që përfshinte; “Food Stamps”, (Tallona ushqimore), dhe siguracionin mjekësor, vecmas për shtresën e varfër, të paftët për punë dhe të moshuarit. Kongresi miratoi projektligjin për investimet në miliarda dollarë për formimin dhe arësimin profesional, shtimin e shkollave dhe bibliotekave në të gjitha kategoritë shkollore e sociale. Programi i nismës “Një Shoqëri e Madhe” u bë agjenda e Johnson-it për Kongresin në Janar të vitit 1965-ë; ndihma për edukimin dhe arësimin, kapjes dhe përgjigjes në kohë të pandemive madhore të sëmundjve infektive në masë, kujdesit shëndetsor, rimëkëmbjes dhe rimodelimit të qendrave urbane, mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit dhe zhvillimi ekonomik e social të zonave më pak të zhvilluara, luftë në shkallë të gjerë kundër varfërisë, efektivitetin për parandalimin dhe kontrollin e shkelësve të ligjit dhe krimit, heqjen e pengesave ligjore që kufizojnë të drejtën për të votuar. Konventa kombëtare Demokratike që u mbajt në Atlantic City në gusht të 1964, miratoi platformën kryesore që denonconte “extremizmin” e organizatave të tilla, të quajtura si Partia Komuniste, Ku Klus Klan, dhe Shoqata John Birch, si shëmbuj të grupeve ekstremiste.
Ligjvënësit amerikanë miratuan dhe presidenti Lyndon Johnson nënshkroi ligjin për të Drejtën e Votës. Ligji i ri i dha fund diskriminimit racial në votim, duke u dhënë miliona afrikano-amerikanëve, në shumë pjesë jugore të Shteteve të Bashkuara, mbrojtje federale për të ushtruar të drejtën e tyre për votim. Strategjia e Skemës të “Social Security” –për zgjerimin e përfitimeve nga Nr.i Punës- në bazë të normave dhe kontributeve, siguracionin e kujdesin shëndëtsor dhe mjekësisë intensive për personat mbi gjashtëdhjetë e pesë vjet. Pa lënë pas dore asnjëherë programin gjithpërfshirës kundër varfërisë. Në vitin 1966-ë u ngrit Këshilli i Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Urban, në kuadrin ligjor të rregullimit e sistemimit të qyteteve dhe vendbanimeve, në planifikimin dhe zbatimin e këtyre politikave. Në vitin 1967-ë u krijua Departament i ri i Transportit.
Kongresi, herë duke shtuar dhe herë duke ndryshuar, miratoi me procedurë të përshpejtuara rekomandimet e Johnson. Miliona njerëz, vecmas të moshuar gjetën mbështetjen dhe ndihmën e tij përmes ndryshimit të “Medicare” të vitit 1965-ë në Aktin e ”Social Security”. Nën udhëheqjen e Presidentit Johnson, SHBA-ës bënë eksplorime hapësinore spaktakolare bazuar në programin që ai e kishte trashëguar dhe mbështetur qysh në fillim.
Kur tre astronautët arritën të ulen me sukses në Hënë, Johnson i përgëzoi ata duke iu thënë: “:
“Ju keni marrë me vete të gjithëve ne, në të gjithë botën, drejt një epokë të re….”

Lyndon Baines Johnson i pafat dhe më pak i suksesshëm në politikën e jashtme.

Por Johnson nuk pati fat dhe ishte më pak i suksesshëm në politikat e jashtëme. Kur ai dërgoi trupat amerikane në Republikën Domenikane të parandalonte komunistët të merrnin qeverinë, ai ngjalli frikën dhe panikun e një politike të re ndërhyrëse nga ana e Shteteve të Bashkuara, në kontinentin latin. Ndërsa më vonë, kur trupat amerikane u bënë pjesë e një force ndëramerikane të komanduar nga një gjeneral brazilian, atëhere u duk sikur kontinenti latin mori frymë disi i lehtësuar. Megjithatë, katastrofa dhe disfata më e madhe ishte Lufta e Vietnamit, të cilën ai arriti ta shdërronte në Luftën më të gjatë dhe më koston më të lartë njerëzore në historinë e SHBA-ës. Në përpjekje për të përshkallëzuar praninë antikomuniste amerikane në luftë kundër Vietnamit të Veriut komunist si dhe guerilasve vietkongë në Vietnamin e Jugut, gjetën vdekjen më shumë se 58 mijë ushtarë amerikanë dhe më shumë se 300 mijë u plagosën. Lufta ndau jo vetëm popullin amerikan dhe familjet, por ajo ktheu të rinjtë kundër të moshuarve, si dhe shkaktoi një valë mosbesimi mes shumë amerikanëve dhe udhëheqësve të tyre. Pas gjithë këtyre, situata në Vietnam dhe trazirat publike në Amerikë, e detyruan Johnson të tërhiqet nga kandimi për një mandat të dytë si President. Johnson mori kritika të mprehta në vitin 1965-ë për ringjalljen e imperializmit amerikan në Amerikën Latine kur dërgoi 28,00 marinsa amerikanë në Republikën Dominikane për të shkatërruar revoltën kundër qeverisjes së vendit. Ai e shpjegoi këtë me arësyen se dëshironte të pengonte forcat komuniste të merrnin pushtetin, sikundër kishte ndodhur në Kubë. Ai më vonë i vendosi trupat amerikane nën mbikëqyrjen e Organizatës së Shteteve të Amerikës, të cilat i tërhoqi në vitin 1966-ë.
Ndërkohë dhuna e brendëshme sa vinte e po rritej në SHBA-ës, në një farë mase si rezultat i protestave kundër Luftës në Vetnam, dhe pjesërisht, sepse shtresa e të varfërve me ngjyrë mendonin e besonin se fondet dhe të ardhurat e tyre që ata duhet të merrnin, po ndërronin drejtim dhe po shkonin për llogari të luftës. Trazirat shpërthyen edhe në getot e zezakëve në shumë qytete të Amerikës, në vitet 1966-1967. Më e keqja dhe më e rënda, ndodhi në Detroit nga 23-30 Korrik 1967-ë, ku u vranë 43 persona dhe u plagosën 2000-ë të tjerë përballë forcave federale dhe Gardës Kombëtare të cilët morën nën kontroll përleshjet dhe plackitjet e dyqaneve. Kur Martin Luther King Jr., Udhëheqësi i Lëvizjes së të Drejtave Civile të Afrikano-Amerikanëve u vra në 4 Prill 1968-ë, në Memfis, Tennessee, trazirat për barazi racore shpërthyen në më shumë se 100 qytete. Madje, Johnson i duhej të thërriste trupat federale për të mposhtur trazirat në kryeqytetin e vendit, Washington.
Dështimi i tij për ta bërë Luftën në Vietnam, të suksesshme, shpërthimi i dhunës brenda SHBA-ës, dhe fryma e pakënaqësisë e amerikanëve, e rrënuan administratën e tij. Johnson nga ana e tij për dështimin fajësonte paaftësinë e publikut për të kuptuar rëndësinë e asaj që ai vetë ishte përpjekur të arrinte në Vietnamin e Jugut. Duke i hequr vetes të gjitha mundësitë që mund të interpretoheshin për promovimin i fatit të tij politik, Johnson njoftoi se nuk do të kandidonte për një mandat të dytë si president. Vietnami i Veriut reagoi menjëherë rreth kësaj, dhe në Maj të po atij viti, filluan bisedimet personalisht midis emisarëve amerikanë dhe Vietnamit të Veriut në Paris.

Biografia e Lyndon Johnson

Lyndon Baines Johnson lindi në një fermë që gjendej në zonën kodrinore e lënë djerrë, pranë Stoneëall, Teksas, në 27 gusht, 1908-ë. Ishte fëmija i parë nga pesë fëmijët e Samuel dhe Rebekah Johnson. Që të dy nëna e babai kishin qenë mësonjës, kështu që ata i mësuan atij shkrim e lexim, madje para se ai të fillonte shkollën.
Duke qenë se babai dhe dy gjyshërit e tij patën qenë anëtarët e Parlamentit të Teksasit, djaloshi i ri Lyndon u rrit duke dëgjuar brenda familjes biseda e debate politike. Në moshën 5 vjecare, Lyndon u zhvendos së bashku me familjen e tij, në Johnson City, Texas, -qytet që kishte marrë emrin e gjyshit të tij, dhe Johnson filloi shkollën publike në po atë vit. Si të gjitha familjet në qytetet e vogla, edhe familja Johnson mezi siguronte të ardhurat për të jetuar. Teksa Lyndon rritej, ai bënte punë të rëndomta si lustronte këpucët dhe mblidhte pambuk, dhe lekët që fitonte i harxhonte për filma dhe argëtime të tjera. Në moshën 15 vjecare mbaron arësimin e hershëm. I lodhur nga librat e studimi, Lyndon vendosi t’i braktisë ato, dhe zgjodhi ta bëjë jetën sipas mënyrës së tij, pa vazhduar arësimin e mëtejshëm. Ai dhe disa shokët e tij shkuan në Kaliforni, ku aty ai bëri jetën e një endacaku që bënte punë të ndryshme, si; vjeljen e agrumeve dhe pjatalarës, dhe arrii të kuptonte se sa e vështirë ishte të fitoje para në fermë, vecmas në periudhën e depresionit. Mbas një viti, ai u kthye në Johnson City, ku filloi punë në një kompani për mirembajtjen e rrugëve. Ishte një punë krahu tejet e vështirë, por ai me kokëfortësi qëndroi rreth një vit, megjithë nxitjen dhe insistimin e vazhdueshëm të dy prindërve për të vazhduar shkollën. Përfundimisht, në moshën 18 vjecare, ai ndërroi mendje dhe mori hua $75 nga banka e qytetit, dhe rregjistrohet në Kolegjin e San Marcos, Teksas, në degën e mësuesisë. Lyndon Johnson studionte dhe punonte, madje duke bërë dy punë; pastrues dhe asisten në zyrën e dekanit të kolegjit. I lë studimet për një vit dhe shkoi të punonte në një shkollë fshati, Cotulla, – duke iu dhënë mësim disa fëmijëve meksikanë- ku shumicën e rrogës së tij e shpenzoi duke blerë kënd lojërash dhe mjete mësimore për nxënësit e tij të varfër. Kthehet përsri në Kolegj, dhe diplomohet në vitin 1930, në moshën 21 vjecare. Mbasi dha mësim për rolin dhe marrëdhëniet me publikun në gjimnazin e Houston, Johnson iu dha mundësia t’i hynte politikës. Deputeti amerikan, Richard Kleberg, një nga pronarët e miliona hektarëve në fermën King, i kërkoi Johnson të shkonte në Washington si sekretari i tij me rrogën $3000 në vit. Nga viti 1932-1935- në muajt e fundit të Administratës së Presidentit Hoover dhe në vite e para të Adminitratës së Roosevelt, Johnson mësoi ekzaktësisht se si funksionte Kongresi. Në një nga vizitat familjare të tij në Teksas, në 1934, Johnson 26 vjecar u njoh me 20 vjecaren Claudia Alta Taylor, të cilën familja dhe shoqëria e thërrisnin me përkëdheli, Lady Bird. Mbas dy muaj të njohjes së tyre, më 17 Nëntor 1934, ata u martuan në një ceremony të thjeshtë familjare. Disa vite më pas, me të hollat e trashëguara nga nëna e saj, Znj. Johnson bleu një stacion radiofonik në Austin, Teksas, dhe me aftësi të jashtëzakonëshme për bisnes, ajo arriti të shndërronte investimet e saj në
një pasuri prej miliona dollarë. Nga ajo martesë ata patën dy vajza. Kur Presidenti Roosevelt themeloi NYA-(National Youth Administration) në vitin 1935, si një program për të mbështetur të rinjtë e papunë të fitonin të holla e të vazhdonin shkollën, Johnson aplikoi për punë në organizmën e sapo krijur. Në moshën 26 vjecare ai u emërua Administrator i Degës së NYA për Teksas-in, -një nga drejtorit më të rinj në moshë deri në vitin 1937-ë. Aty për aty ai organizoi projekte, që punësoi dhjetra mijra të rinj.
1937-1948 Lyndon Johnson zgjidhet Deputet për Teksas-in.
1941-1942 ai shërbeu në mënyrë aktive në Luftën e Dytë Botërore si Leitnant në Ushtrinë e SHBA-ës.
1949-1960, Senator për Teksas-in, dhe Kryetar i Senatit, 1955-1960.
1961-1963 Zv/President i SHBA-ës.
1963-1969, zgjidhet President i 36-ë i SHBA-ës.
Ndahet nga jeta më 22 Nëntor 1973, në fermën e tij, pranë Johnson City, Teksas.

Nga Raimonda MOISIU
Author & Freelancer
Florida USA

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!