Një aksident me vdekje u shënua sot në Shkodër – Velipojë. Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i motorit. Aksidenti është shënuar rreth orës 09:50 minuta në fshatin Velipojë.
“Mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka nderruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër” informon policia shtetit.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Makina në autostrade merr flakë
Ndërkohë pranë mbikalimit të Sukthit në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet ka marrë flakë për shkak të një defekti të pësuar.
Në vendngjarje shkoi policia për të zbardhur shkaqet dhe gjithashtu zjarrfikëset e Durrësit dhe të Shijakut për të kontrolluar flakët. Nuk u raportua për të lënduar, por vetëm dëme materiale.