Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një dalje për publikut ka njoftuar masat e reja që do të zbatohen nga dita e hënë.
Ajo u bëri me dije edhe bizneset të cilat do të lejohen të hapen, nën masat dhe protokollet e sigurisë për të mbrojtur jetën e qytetarëve.
Manastirliu: Komitetit teknik i eksperteve ka hartuar strategjinë e ri-hapjes graduale dhe te kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale.
Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin gradual të masave, qe lidhen në mënyre të ngushtë me evoluimin e infeksionit Covid19 dhe shkallën e përhapjes së tij. Do të tregohemi në çdo fazë shumë të kujdesshëm, duke vlerësuar kurbën epidemiologjike, shpërndarjen e vatrave te infeksionit, transmetueshmërinë e infeksionit si dhe përballimin nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të Covid19. Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 Prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes për qytetarët nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtur parametrat e sigurisë të distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë.
Ashtu siç kemi lajmëruar, të hënën në datë 27 prill do të lejohen të ushtrojnë aktivitete bizneset si me poshtë:
Dyqanet e veshjeve
Të tekstileve
Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure
Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë
Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara
Shërbimi Taksi
Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.
Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hënë, gjendet e plotë në portalin E-Albania.
Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.