19.04.2020 - 21:04
Ka mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit avioni nga Milano me 134 shqiptarët e riatdhesuar.
Mësohet se ata janë duke pritur në pistë autobusët, që do të bëjnë shoqërimin e tyre drejt hoteleve karantinë në Durrës.
Ditën e sotme kanë ardhur edhe 110 shqiptarë nga Roma si dhe 45 nga Turqia, të cilët ishin bllokuar, si pasojë e mbylljes së kufijve, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Shqiptarët kanë paguar biletën 100 euro si dhe 7 euro në ditë për ushqimin e tyre. Qeveria ka mbuluar shpenzimet e fjetjes për 14 ditët e karantinës në hotel.