Mbretërsha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, nuk do të festojë ditëlindjen e saj të 94-ërt me ceremoninë e zakonshme. Ajo ka kërkuar që të mos organizohen përshëndetje me armë për të festuar ditëlindjen e saj të marten më 21 prill. Kështu është shprehur reporteri i ITV-së, Chris Ship.
Ai ka shkruar në Tëitter, se kjo do të ishte hera e parë që mbretëresha bën një kërkesë të tillë gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar.
“Madhëria e saj ka kërkuar që të mos ketë masa speciale për të lejuar përshëndetjet me armë, pasi ajo nuk e ndjen këtë të përshtatshme në rrethanat aktuale.”-shkruan gazetari duke iu referuar burimeve nga Pallati Mbretëror.
Britania e madhe deri më sot ka shënuar 15 497 viktima vendi i pestë me numrin më të madh të vdekjeve nga pandemia, nga 154,000 viktima në të gjithë botën. Gjuajtjet ceremoniale me armë në disa pjesë të Londrës, zhvillohen për të shënuar përvjetore apo ditëlindje të familjes mbretërore. Britania është në javën e katërt të izolimit, që ka detyruar bizneset të mbyllen dhe qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.