MENU
klinika

Mesazhi dhe gjesti bujar i tenistit

“Më telefononi, mos flini me barkun bosh”

06.04.2020 - 20:31

Një mesazh mjaft domethënës, një gjest fisnik në këtë situatë të vështirë që po kalon bota nga përhapja e COVID-19. Tenisti australian Nick Kyrgios ka vendosur që të zbresë në fushë personalisht për të ndihmuar personat apo familjet që gjenden në vështiresi ekonomike dhe rrezikojnë që të mos blejnë dot ushqime apo shërbime për të jetuar.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, ai shkruan: “Nëse dikush nuk punon apo nuk ka të ardhura dhe ka mbetur pa ushqime, të më shkruajë dhe të mos flejë me barkun bosh!

 

View this post on Instagram

 

Real talk

A post shared by NK (@k1ngkyrg1os) on

Mos kini frikë ose turp, më dërgoni një mesazh në privat. Do të më lumturonte që të ndaja me ju atë që kam apo kam fituar. Nuk ka rëndësi nëse është pak, pra një kuti, bukë apo qumësht. Rëndësi ka që ta lë në shtëpinë tuaj dhe të largohem.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”