MENU
klinika

Situata politike në Kosovë

Mentor Nazarko: Duhet qeveri me bazë të gjerë dhe unitet mes partive politike

25.04.2020 - 14:42

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar në studion e News24 situatën në Kosovë, ku aktualisht qeveris një qeveri e shkarkuar, ndërkohë që vendi përballet me pandeminë e COVID-19 si e gjithë bota.

Nazarko tha se rënia e qeverisë u provokua nga një koalicion forcash te vjetra, me siguri dhe me mbeshtetjen e SHBA-ve.Në lidhje me zgjedhjet e reja, të cilat i ka kërkuar Vetëvendosje dhe Albin Kurti, ai tha se Kurti ka të drejtë politikisht, por kushtetueshmërisht as Presidenti Thaçi dhe as Kurti nuk kanë të drejtë.

“Nga pikëpamja ngushtësisht partiake është kërkesë legjitime. Zoti Kurti krijoi energji të re dhe shprese për ndryshim nisur nga rotacioni pas 20 vjetësh. Shtuar këtu atmosferën që krijon pandemia qe e rrit atë si figure ekzekutive; pasi ai filloi të ambientohej me pushtetin ekzekutiv duke parë dhe sondazhet në këto 3 javë mbi këtë ndjenjë frike të përgjithshme dhe shpresën që krijoi si forcë, zoti Kurti mendon me të drejtë se zhvillimi i zgjedhjeve pas fundit të pandemisë do ishte një rast i artë për të për t’u rritur politikisht. Kushtetueshmërisht nuk mendoj se ka të drejtë as ai dhe as Thaçi. Jemi plotësisht në kushtet e nenit 95.5 së bashku me nenin 82.2 apo 100.6. Është interpretim i gabuar ai që po bën Presidenti Thaçi. Çdo kushtetutë e një Republike parlamentare, përfshi gjermanen apo dhe kuadrin kushtetues britanik, bën të mundur që të shterrohen të gjitha përpjekjet që legjislatura të shkojë deri në fund të 4 vjetëve. Jemi në kushtet kur kryeministri i rrëzuar është baras me kryeministrin e dorëhequr (neni 100.6) Kur kryeministri u shkarkua, partitë në parlament, nëse do të kishin një kandidat tjetër, nisur dhe nga situata e pandemisë do të duhej që menjëherë të jepnin një kandidat të ri pa humbur kohë. Kushtetutshmërisht Qeveria e shkarkuar, pra e dorëhequr, mund të bëjë vetëm administrim të zakonshëm, domethënë të ndajë rrogat, ndërkohë që po ndermerr hapa me barrë financiare për buxhetin, si paketa për bizneset apo kufizimet e të drejtave
Themelore. Zgjidhja më e mire politike mund të ishte vijimi i qeverisë Kurti, po kjo që po them unë do ishte zgjidhja kushtetuese. Kosova është duke krijuar norma të së drejtës kushtetuese sipas një narrativë që rruga presidenciale është zgjedhja më e mirë, por nuk jam pjesë e këtij mendimi”, deklaroi Nazarko.

Sa i përket kandidatit të PDK për kryeministër, Abdullah Hoti, Nazarko e përshkroi si një zëvendës të Isa Mustafës.

“Është nga ata teknokratët e LDK-së, besnik i një stili jopopulist që ka vetë partia e Rugovës në të bërit politikë. I ngjan zotit Mustafa dhe estetikisht- krijesë politike e tij, nen hijen e tij. Është një figurë që në rolin e Ministrit të Financave në qeverinë e z. Mustafa ka treguar integritet të lartë moral dhe politik”, tha

Nazarko. Ai nisi te godiste pikërisht interesat e paligjshme të prodhuara në tatime, dogana, borde që provokuan rrëzimin e qeverisë Mustafa nga PDK dhe AAK dikur.

Sa i përket deklaratave të Albin Kurtit për të dërguarin e presidentit Amerikan Richard Grenell për ndërhyrje në Kosovë, Nazarko tha se ngjan sikur paradoksalisht Vetëvendosje që ankohet per nderhyrje të SHBA-ve në politikën e brendshme të Kosovës, po ndërhyn në fushatën presidenciale të SHBA.

“SHBA dëshiron që dialogu të hyjë në një fazë përmbyllëse per të shmangur një skenar negociatash pa fund si Palestina apo për
hesapet e veta globale. Po, Grenell ka ndikuar në rrëzimin e qeverisë Kurti. Dhe pastaj? Ka shkrime të armiqve të Presidentit Trump me frymëzim nga Kosova; z. Kurti ka folur dje me z. Engel- ndonëse bisedë normale me figurën më te spikatur të lobit shqiptaro amerikan. Ngjan sikur Kosova e krijuar nga SHBA-të, që po përfshihet
me vetedije në fushatën elektorale në SHBA. Z.Kurti ka shtuar intensitetin e kritikave publike për të dërguarin presidencial të SHBA-ve, që ka plotfuqitë e presidentit per Kosovën; shef i CIA-s; është ambasador i SHBA-ve në Gjermani shumë më shumë se Hollbruk dikur. Një figurë e tillë po atakohet nga qeveria e Kosovës dhe këto lloj kritikash nxitin duam apo s’duam ndjesi antiamerikane tek brezi i ri që s’ka vetëdije per rolin e SHBA-ve në 1999, ”, tha Nazarko.

Sa i përket koalicioneve ai tha se do ishte për një qeveri me bazë të gjerë për të pasur sa më shumë unitet absolut perballë pandemisë dhe Serbisë, madje duhet shtuar bashkëpunimi me Shqiperinë dhe faktorin shqiptar.

“Unë flas më shumë për atë që duhet të ishte, që unë do dëshiroja dhe atë që na mëson historia e afërt dhe më e mirë e Kosovës. SHBA duan që t’i japin fund dialogut që është në fazë përfundimtare. Duhet një qeveri me bazë të gjerë, me zotin Kurti brenda madje dhe zonjën Osmani, duhet një unitet politik. Mbani mend Rambujenë në 1999, Rugova pacifist autentik u bashkua me Thaçin 29 vjeçar pa eksperiencë politike. Forcat politike të Kosovës do duhet të tregojnë unitet dhe përballë pandemisë. Kjo është ajo që do dëshiroja unë. Ajo që mund të ndodhë është se PDK do ta mbështesë së jashtmi qeverinë, por nuk do përfshihet”, u shpreh Nazarko.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!