MENU
klinika

Lufta kundër koronavirusit

Merkel ka bashkuar Gjermaninë por ka përçarë BE-në!

09.04.2020 - 19:17

Angela Merkel ka arritur të bashkojë Gjermaninë gjatë krizës së koronavirusit, por përgjigja e saj po shkakton përçarje në Bashkimin Evropian.

Merkel u kthye nga vetë-karantina këtë javë, dhe udhëheqja e saj i ka siguruar Gjermanisë stabilitet. Sidoqoftë, disa nga kolegët e Merkel në BE e konsiderojnë atë një pengesë për shëndetin afatgjatë të Evropës.

Gjermania po teston afro 500,000 njerëz në javë, shumë më tepër se vendet e tjera të Evropës, dhe po rrit furnizimin e saj me shtretër dhe ventilatorë të ICU. Udhëzimet qeveritare për distancimin shoqëror janë zbatuar nga të gjithë.

Qeveria gjithashtu ka punuar me efikasitet për një paketë shpenzimesh prej 1.1 trilionë euro muajin e kaluar për të stabilizuar ekonominë.

Gjermanët duket se gjejnë “rehati” me vendimet e Merkelit.

Edhe pas 15 vjetësh në detyrë, 64% e gjermanëve i aprovojnë politikat e saj.

Por, anëtarët e BE duan të shohin më shumë solidaritet financiar. Gjermania i ka rezistuar kolektivizimit të borxhit përmes “koronabonove”.

Në vend të kësaj, Gjermania dëshiron të përdorë Mekanizmin Evropian të Stabilitetit (ESM), por vendet e prekura si Italia dhe Spanja nuk pranojnë.

EU finance ministers struggle for eurozone reform deal – EURACTIV.com

Berlini ka shumë kohë që ka frikë se do të duhet të paguajë shpenzimet e partnerëve të BE-së. Ata partnerë pretendojnë se Gjermania ka përfituar nga tregu i vetëm i BE-së, me rritjen e eksporteve të euros.

Gjithashtu, Ministrat e financave të BE u mblodhën në Bruksel, duke u përpjekur të arrininkompromis. Ndërkohë, Gjermania ka filluar të marrë pacientë nga spitalet e mbingarkuara në Francë dhe Itali. Ky është një fillim i mirë por situata mund të ndryshojë shpejt .

Sudha David-Wilp është zëvendës drejtor i zyrës së Berlinit të Fondit Marshall të Gjermanisë.