MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

02.04.2020 - 07:00

Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mëngjesit dhe prej orëve të mesditës pritet shtim vranësirash të dendura në të gjithë territorin.

Duke nisur nga orët e mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që prekin pjesën më të madhe të qarqeve. Në orët e mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën jugore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek.