MENU
klinika

Prindër të çuditshëm apo "të vërtetë"?

“Mirë se vini në këtë botë, Korona dhe Covid!”

03.04.2020 - 12:27

Ky është urimi i mirëseardhjes në jetë, për binjakët e porsalindur, ndërsa këto janë emrat e dy bebeve. Ngjarja raportohet në qytetin Raipur të Indisë./Konica.al

Binjakët, një djalë dhe një vajzë, lindën gjatë 3 javëve karantinë, ku natyrisht gjendet edhe India. Prindrit, thanë se i quajtën kështu, me qëllim që të kujtojnë këtë kohë të vështirë, raportojnë mediet lokale.

 

Gjatë një interviste, nëna e binjakëve tha se kishin hasur në shumë vështirësi, ndaj do të donin të mos e harronin këtë kohë.

“Virusi është i rrezikshëm, por i bëri njerëzit të ndërgjegjësohen për higjienën dhe në zakonet e mira të jetës, prandaj vendosëm t’i quanim kështu fëmijët tanë” – thotë e ëma.

Më pas, stafi mjekësor nisi t’i thërriste binjakët: Korona dhe Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktorja e famshme italiane me koronavirus

“Ditë frikë dhe vetmie”

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB

“Koha për t’u përgatitur jo për panik”