MENU
klinika

"Është herët për llogaritjen e shkallës së vdekshmërisë"

“Mjekët epidemiologë kanë bërë një gabim shkencor”!

06.04.2020 - 12:17

Ne gjendjen e pandemise se Covid-19, eshte fatale kur nje qeveri perpiqet te zbuse realitetin e vendit te vet duke krahasuar parametra si numri i te infektuarve dhe i te vdekurve, aq me teper nese:

1) mostrat jane te vogla
2) parametrat vleresohen gabim nga ana shkencore; eshte gabim te vleresosh dhe krahasosh shkallen e infektimit dhe vdekjeve mbi bazen e numrit te popullsise.

Vleresimi i te pares bazohet ne numrin e testeve te kryera, ndersa i te dytes mbi bazen e numrit te te infektuarve. Ne fakt cdonjeri nga ne e sheh qarte qe ne raportimet e perditshme nga vende te ndryshme te botes krahasohen vlerat reale te ketyre dy parametrave dhe jo te bazuar ne numrin e popullsise, gjithashtu vdekshmeria vleresohet mbi bazen e numrit te te infektuarve (perqindje)

Le te marrim si shembull Kinen dhe Italine: Kina ka popullsi prej afer 1.4 miliard njerez, ndersa Italia mbi 60 milion. Sot Kina ka gjithsej 81669 te infektuar dhe 3329 te vdekur, me shkalle vdekshmerie rreth 4.1%, ndersa Italia 124632 dhe 15362, perkatesisht, me shkalle vdekshmerie 12.3%. Nese vdekshmeria do bazohej ne numrin e popullsise, atehere Italia do ta kishte vdekshmerine jo 3 here, por mbi 70 here me te madhe se Kina.

Prandaj, me gjithe respektin, mjeket epidemiologe qe kane ndertuar grafikun e meposhtem, kane bere gabim shkencor. Me te dhenat e pakta qe kemi dhe situaten dinamike te pandemise, eshte shume heret te vleresohet (aq me teper gabim) dhe te krahasohet shkalla e vdekshmerise. Kjo vlere relativisht e larte ne vendin tone mund te jete edhe e rastesishme per shkak te mostres se vogel. Te shpresojme qe ta kalojme kete gjendje me sa me pak humbje te te dashurve tane, por gjithnje duke qene realiste (qeveria dhe popullata) dhe te sakte nga ana shkencore (mjeket)./ Ditika Kopliku