Kur njerëzit janë të kapluar nga ankthi, harrojnë të pijnë ujë. Këtë e thonë ekspertët, sipas të cilëve, konsumi i ujit gjatë ditëve të karantinës si pasojë e pandemisë COVID-19 është i ulët në mesin e popullësisë së gjerë.
Të gjithë ne jemi të stresuar dhe në ankth si pasojë e pasigurisë që ka shkaktuar kjo pandemi. Pavarësisht stresit dhe ankthit, ne nuk duhet të harrojmë të pijmë ujë që të jemi të hidratuar. Ekspertët këshillojnë që të pijmë shumë ujë gjatë ditës, që jo vetëm të kemi humor të mirë por dhe energji
Gjatë ditës mund të pish gllënka të vogla dhe të herëpashershme. Nëse është vapë ose ke kryer një aktivitet fizik, pi ujë gjithnjë që të rikuperosh humbjet e lëngjeve nga djersa.
Ti mund të vendosësh disa alarme në telefonin celular që t’i kujtosh vetes që të arrish objektivin e dy litrave ujë në ditë. Përpara vakteve pi një gotë ujë që të zbusësh oreksin dhe të kujdesesh për peshën.
Në mënyrë që objektivi i pirjes së ujit të jetë i arritshëm, ti mund ta pasurosh atë me fruta dhe perime siç janë limoni, kastraveci, mentja, frutat e pyllit, rozmarina, xhenxhefili, borziloku etj. Përveç ujit, ti mund të pish edhe çajra të ngrohtë ose të ftohtë, ndërsa në mëngjes mund të hash më shumë fruta me përmbajtje të lartë të ujit.