MENU
klinika

Shkenca e të ardhmes

NASA përgatitet për “kolonizimin” e Marsit

01.04.2020 - 13:24

            Shkenca është e vendosur në misionin zbulues. Pavarësisht paralizimit të gjithçkaje, thuajse, shkencëtarët mundet të jenë në gjurmë të rëndësishme të zbulimeve të reja, për të ardhmen e planetit dhe më gjerë.    

Në korrik parashikohet nisja e sondës “Perseverance” në Mars, me objektivin për të mbërritur në planetin “e kuq” në shkurt të vitit të ardhshëm, duke pasuar pararendëset, si sondat: “Spirit”, “Opportunity” dhe “Curiosity”, kjo e fundit, e vetmja ende funksionale, që vazhdon të dërgojë pamje nga hapësira.

Por, “Perseverance” do të jetë me një mision madhor. Ajo do të mbajë edhe një helikopter të vogël të komanduar nga NASA, që, sipas shkencëtarëve, nëse punët shkojnë mirë mund të jetë i pari mjet që fluturon në një tjetër planet.

Ushqyer me energji diellore, helikopteri do të jetë në brendësi të sondës deri kur terreni ku ndodhet “Perseverance”, do të gjykohet si i përshtatshëm nga inxhinierët në NASA.

Helikopteri nuk do të ketë me vete instrumente shkencore dhe nuk do të bëjë analiza përtej fotografive, por një sukses edhe i pjesshëm, do t’i çelte rrugën gjeneratës së re dhe më të përparuar, të mund t’i hapë vërtet, rrugë kolonizimit të njeriut.