Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 e ka vlerësuar kurbën që publikon Ministria e Shëndetësisë për COVID-19 nuk përbën statistikë shkencore.
Nazarko thotë se piku mund të jetë kaluar edhe në shkurt pasi statistikat e gripit të 2020 në Shqipëri tregojnë shifra disa herë më të lartë se 2019 por kurba që shfaq Ministria nuk shfaq pik.
”Kishte edhe një kurbë tjetër, për një tablo të përgjithshme se ne nuk jemi doktorë pavarësisht se krahasimi i statistikave nuk është punë doktorësh. Por në 2020 kishim të sëmurë me insufiçiencë respiratore shumë më e lartë se 2019.
Kurba e shoqëruar me elementet e karakterit të përgjishëm dhe i bindem kësaj hipoteze, pavarësisht masave shtrenguese kurbat nga qeveria nuk përbëjnë statistikë shkencore. Ne duhet ta arrijmë pikun dhe nuk e tregon dot ajo kurba.
Kurba që nxjerr Ministria nuk mund ta quash shkencore sepse s’mund të bëhet me numra të vegjël. Ajo tregon që nuk kemi pik. Pasi nëse e mbulon me këtë, piku gjithsesi reflektohet ose tek pacientët në spital ose tek fatalitetet. Nëse bën testime të vogla ose të mëdha, në këtë sens më forcohet hipoteza që mund të kemi kaluar pikun në shkurt. Në këtë fushë jam delitant, por ka hipoteza që mund të shohim tek ato antikorpet nuk mund të jetë mjet i precizionit të lartë. Dhe mund të jemi një ngatërresë të Ministrisë që mund të thotë nuk ishte koronavirus po grip. ”- tha Nazarko.