Grupi i aktivistëve ‘Replikë’ ka paralajmëruar për një protestë të veçantë, kundër zhvillimeve politike në Kosovë.
Por duke qenë se vendi është i izoluar përballë pandemisë së COVID-19, protesta do të zhvillohet sot nga ballkonet, ndaj edhe ka marrë cilësimin “N ‘ballkon”. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ky grup bën me dije se protesta do të mbahet nga ora 20:00 deri në ora 20:10.
Postimi i plotë:
Të gjithë qytetarët e Kosovës më 24 prill 2020 në ora 20:00 përmes zhurmës me tenxhere do të kërkojmë zgjedhje të reja parlamentare pas përfundimit të pandemisë COVID-19.
Zhurma e tenxhereve le të jetë kerkesë e jona për vazhdim të punës të qeverisë në detyrë deri në përfundimin e pandemisë dhe pastaj shpalljes së zgjedhjeve.
Zhurma e tenxhereve le të jetë kerkesë e jona për qeveri legjitime dhe respektim të vullnetit të votuesve.
Zhurma e tenxhereve le të jetë revoltë e jona kundër një kryeministri i cili nuk ka qenë kandidat për kryeministër gjatë zgjedhjeve, kështu duke mos u respektuar vullneti qytetar.
Zhurma e tenxhereve le të jetë revoltë e jona për fokusin e politkanëve gjatë kësaj kohe në lojëra politike e jo në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm nga COVID-19.
Zhurma nga ballkonet le të jetë përgjigje e qytetarëve të Kosovës që #NukJemiDele
Nga ora 20:00 deri në ora 20:10 po bëjmë zhurmë me mjete metalike jo të rrezikshme nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive dhe banesave tona.