MENU
klinika

Covid-19

Në Fier vazhdon dezinfektimi i rrugëve e ambienteve publike

14.04.2020 - 09:33

Çdo ditë Fieri dhe Njësitë Administrative dezinfektohen nga grupet e punës së ndërmarrjes së pastrimit dhe gjelbërimit të Bashkisë Fier.
Ky aksion i përditshëm kryhet në të gjtha akset rrugore të Fierit ndërsa, punonjës me makineri të posaçme dezinfektojnë edhe sheshet, blloqet e pallateve, hyrjet e tyre dhe gjithë hapësirat publike.

Burime nga Bashkia e Fierit kanë bërë me dije se dezinfektimi nuk do të ndalet dhe janë marrë të gjitha masat, si ne mjete ashtu edhe me lëndë dezinfektuese.

Ndërkohë paralel vijon edhe dezinfektimi periodik i institucioneve të ndryshme, ndërsa më parë u dezinfektuan edhe kopshte, shkolla dhe çerdhe.

Fieri ka qenë një ndër qytetet që nuk ka njohur shtim të rasteve të të prekurve nga Covid-19, duke i mbajtur të pandryshuara shifrat, në 32 të prekur.