Koronavirusi ka bërë kërdinë në fushën globale gjeopolitike të shahut.
Nuk ka dyshime se kush është Mbreti. Në të dyja anët. Loja është tani nëse, dhe për sa kohë, ‘E bardha’ do të jetë në gjendje të ruajë dinamikën dhe dominimin.
Në fund të fundit është ajo pjesë që palët kanë ende në dispozicion. Koornavirusi i ka dobësuar të dy Mbretërit. Sidoqoftë, përshtypja ime është se kjo ka ndikuar pak më shumë tek “E bardha”.
Kush është duke luajtur deri më tani me “Të zezën”?
Nuk ka dyshim se Kina do të aspirojë për mbizotërimin global, edhe pse ajo ka përgjegjësinë kryesore për krizën e koronës.
Ajo vazhdon të përpiqet për ndikim global dhe përmirësim të reputacionit të vet. Duket se është larguar nga pandemia dhe po shkon drejt rimëkëmbjes ekonomike.
Fuqia e propagandës së saj nuk po zvogëlohet, përkundrazi, po merr një vrull. Duket se kudo ka një perceptim se javët e fundit, e gjithë bota varej nga furnizimi me maska për fytyrën nga Kina.
Vendi ka ndërhyrë me shkathtësi me ndihma, jo vetëm për Evropën, por edhe për Shtetet e Bashkuara.
Kush është duke luajtur me Të bardhën?
Ka ekzistuar një besim dhjetëvjeçar se Shtetet e Bashkuara, me demokracinë e saj, sistemin e saj të kontrolleve dhe ekuilibrave, dhe institucioneve të forta demokratike, janë një garanci e një stabiliteti dhe vazhdimësie për sa i përket politikës së jashtme.
Aleanca trans-Atlantike u konsiderua në Evropë si e përjetshme, e palëkundshme.
Sidoqoftë, me ardhjen e presidentit Donald Trump në pushtet, kështjella trans-Atlantike nuk është më në ekuilibër. Retorika e Presidentit Trump, por veçanërisht disa hapa të guximshëm nga administrata aktuale e SHBA, janë pritur me reagime evropiane duke filluar nga befasia (psh për tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore me Iranin), tek indinjata (imponimi i tarifave për çelikun dhe aluminin), e deri tek shqetësimet serioze (p.sh. dobësimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit shumëpalësh).
Pandemia e ka goditur shumë SHBA-në.
Presidenti Trump të jep përshtypjen e një komentuesi dhe jo të një lideri. Pezullimi i kontributeve në Organizatën Botërore të Shëndetit dhe mosmarrëveshjet me qeveritarët e disa shteteve duket më shumë si kaos. Kjo lloj përgjigje dobëson SHBA dhe tërë botën perëndimore.
A do të ndryshojë politika amerikane pas nëntorit?
Unë nuk mendoj se zgjedhjet presidenciale në SHBA do të sjellin një ndryshim dramatik në politikën e jashtme të vendit, apo në qëndrimin e tij ndaj Evropës për këtë çështje. As në rastin e një fitoreje (nuk ka të ngjarë) të Joe Biden.
Ajo që mund të ndryshojë, sidoqoftë, është se presidenti i ri ose i rizgjedhur, mund të mos jetë aq i tunduar sa në të kaluarën dhe mund të mos jetë vazhdimisht kundër Evropës si një “armik”, sepse ai nuk mund të zgjidhet për një mandat të tretë.
Megjithatë ideja e Evropës për të qenë në gjendje të sigurojë vetë stabilitetin e saj, nuk do të ndryshojë.
Ku është vendi i Evropës?
Nuk ka dyshim se në cilën anë do të ecë BE-ja. Për shumë politikanë, Kina mbetet një magnet tregtar dhe mishërimi i aftësisë së veprimit.
Por shumë gjithashtu shohin që Kina nuk luan një lojë të hapur me pjesën tjetër të botës. E kundërta është gjithashtu e vërtetë, pasi Kina përfiton nga kriza e koronavirusit për të futur në burg drejtues aktivistë demokratikë në Hong Kong.
Ne nuk duhet të lejojmë që kriza e koronës të na paralizojë.
Çështja është, Evropa nuk është e gatshme për t’u bërë Mbretëresha e botës perëndimore.
Ne mund dhe, gjithashtu, duhet të bëhemi ‘Kështjella’ e Bardhë Europiane në fushën e shahut. Në mënyrë që të bëhemi, dhe të jemi në gjendje të lëvizim në mënyrë efektive një figurë të tillë ndikuese në shahun global gjeopolitik, duhet të veprojmë. Ne duhet të fillojmë të zhvillojmë një politikë të jashtme më të guximshme.
Gjithashtu, në lidhje me Kinën, vendi duhet të mbajë përgjegjësitë e veta.
Jo vetëm për shkak të shpërthimit të koronavirusit, por edhe për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Është thelbësore që BE dhe vendet anëtare të saj të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për sfidën kineze, së bashku me SHBA dhe demokracitë e tjera, si një nga projektet më të rëndësishme të një marrëdhënie të përmirësuar transatlantike.
Rruga për ta arritur këtë është përmes reformës së BE-së, përfshirë reformën në Eurozonë. Kriza e koronës nuk e ka dobësuar nevojën për një reformë të tillë, përkundrazi e ka forcuar atë edhe më shumë. Për fat të keq, udhëheqësit e institucioneve të BE-së shtynë në vjeshtë Konferencën për Të Ardhmen e BE-së.
Një diskutim lidhur me këtë çështje themelore është i nevojshëm në këtë kohë, ashtu siç jemi gati të shpërndajmë dhe të shpenzojmë shuma të konsiderueshme parash në programet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes të lidhura me pandeminë.
Për më tepër, në këtë kohë të solidaritetit të ndërsjellë, por edhe të shqetësimit për të ardhmen, duhet të kemi parasysh sigurinë evropiane dhe konotacionet përkatëse gjeopolitike.
Nëse nuk arrijmë ta bëjmë këtë, ne mund të shkojmë nga një “Kështjellë” në një “Ushtar”.
Dhe fusha globale gjeopolitike e shahut mundet, pjesërisht edhe për shkak të dobësisë së BE, të shohë një shkëmbim jo të favorshëm midis gurëve të bardhë dhe të zinj.
Përkthyer dhe përshtatur nga EU Observer/ Konica.al