MENU
klinika

Situata e pafavorshme

Me pikëpyetje, Oktoberfesti në Gjermani

16.04.2020 - 15:58

            Njihet si një prej ngjarjeve më të famshme në traditën gjermane – festival i birrës,  që tërheq vëmendjen e plot turistëve nga e gjithë bota.

Ndonëse muaji tetor duket se është larg, kryetari i rajonit të Bavarisë, ka thënë se këtë vit, ky festival mund të anulohet.

“Dyshoj shumë dhe shumë pak mund ta imagjinoj zhvillimin e ndonjë ngjarjeje me ato përmasa” – ka thënë Markus Söder para gazetarëve, sipas REL.

Paralajmërimi tij ka ardhur pasi Gjermania ka regjistruar të enjten 2,900 raste të infektuar me koronavirusin e ri dhe 315 vdekje tjera në 24 orët e fundit.

Në gjithë Gjermaninë, aktualisht janë regjistruar më shumë se 130,000 raste të të prekurve me sëmundjen covid-19, ndonëse më shumë se gjysma e tyre tashmë janë shëruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filloi në Mynih Oktoberfest

Festa më e famshme e birrës në botë

Çfarë ndodhi gjatë festave të fundvitit

Qyteti i serenatave, Korça destinacioni kryesor për turistët