Newcastle United do të bëhet së shpejti klubi më i shtrenjtë i Premier League nga 20 të tillë. Edhe pse kohë e vështirë pas përhapjes së pandemisë COVID-19, klubi i Newcastle është gati të ndryshojë historinë e futbollit anglez dhe jo vetëm.
Pronarët e rinj vijnë nga fondi i investimeve publike në Arabinë Saudite, që do të kenë 80% të aksioneve. Ata vlerësohen se menaxhojë pasuri mr vlerë 320 miliardë dollarë. Për krahasim, sheiku Mansur i Manchester City ka një pasuri prej 27 miliardë dollarë. Dhe tashmë, nga vendi i 11-të që renditej Newcastle për nga shtrenjtësia, do të kalojë në vendin e parë, duke mposhtur 19 klubet e tjera të Premier League.
Sitizens do të zbresin në vend të dytë, ndërsa podiumi plotësohet nga Chelsea me pronar rusin Roman Abramovich, që ka një pasuri prej 12 miliardë dollarë. Manchester United, një klub me shumë histori, ndodhet në vendin e nëntë në këtë renditje, me pronarë vëllezërit Glazers, me një pasuri prej 4.5 miliardë dollarë.
Vendi i 12-të për Liverpool, me pronarin aksioner John Henry, që zotëron një pasuri rreth 2.6 miliardë dollarë. Renditja e 20 klubeve me pronarët më të pasur mbyllet nga Norwich me presidenten Delia Smith dhe ortakun e saj që zotërojnë 30 milionë dollarë.
RENDITJA E KLUBEVE SIPAS PRONAREVE ME TE PASUR
20.Norwich City – Delia Smith and Michael Wynn-Jones | $30 million
19.Burnley – Mike Garlick | $78 million
18.Watford – Gino Pozzo | $120 million
17.Sheffield United – Prince Abdullah bin Musa’ed | $250 million
16.Bournemouth – Maxim Demin | $1.1 billion
15.Brighton – Tony Bloom | $1.7 billion
14.Everton – Farhad Moshiri | $1.9 billion
13.West Ham – David Sullivan and David Gold | $2 billion
12.Liverpool – John W Henry | $2.6 billion
11.Crystal Palace – Joshua Harris | $3.4 billion
10.Southampton – Gao Jisheng | $3.9 billion
9.Manchester United – The Glazer family | $4.5 billion
8.Tottenham – Joe Lewis | $4.9 billion
7.Leicester City – Aiyawatt Srivaddhanaprabha | $5.8 billion
6.Aston Villa – Nassef Sawiris | $6.3 billion
5.Wolves – Guo Guangchang | $6.5 billion
4.Arsenal – Stan Kroenke | $8.5 billion
3.Chelsea – Roman Abramovich | $12 billion
2.Manchester City – Sheikh Mansour | $29.2 billion
1.Newcastle – Saudi Arabian Public Investment Fund | $320 billion