Disa mendojnë se ajo shkakton sëmundjet e reja në botë, por nuk ka as edhe një studim shkencor që e provon këtë. Dhe tani, ne fokusohemi në valët milimetrike që njihen ndryshe si burime fataliteti por që askush nuk po i përdor. Pra, kemi të bëjmë me një histori të pafundme ku kërkimi për të vërtetën është i pakët, ndërsa dëshira për konspiracion është shumë e madhe. Le të shohim pse
Doktori Thomas Cowan në 2018-n ka publikuar një ese të quajtur “Vaksinat, Autoimuniteti dhe Natyra e Ndryshueshme e Sëmundjve të Fëmijërisë” në të cilën ai ngre në pyetje efektivitetin e imunoprofilaksisë. Vitin e kaluar ai publikoi artikullin “Kanceri dhe biologjia e re e ujrave” në të cilën ekspozon idetë e tij përsa i përket mjekimeve alternative mbi kancerin. Por, në 12 mars zoti Cowan vendosi të shohë më nga afër në studimet tij, 5G-në. Në një video të publikuar në Youtube, e filmuar në konferencën e Shëndetit dhe të Drejtave Njerëzore në Tucson të Arizonës, ai pretendon se ka një lidhje efekt-shkak midis koronavirusit dhe rrjetit super të shpejtë te telekomunikacionit 5G.
Videoja e hequr nga Google
“Historikisht çdo pandemi i korrespondon një shpërthimi të elektrifikimit të planetit”, shprehet ish doktori nga San Francisco, që tani është pushuar nga urdhri i mjekut i Kalifornisë më 10 maj të 2017-s për ta zbatuar profesionin e tij, në atë video në Tucson që tashmë është hequr nga Google. Përshembull në qytetin kinez Wuhan ku shpërtheu koronavirusi për herë të parë, u prezantua në fazë fillestare në shtator të 2019-s 5G-ja, shprehet doktori duke bërë lidhjen midis tyre. Epidemitë janë një përgjigje e agjentëve të burgosur, ”Qelizat e gjejnë veten të burgosura dhe mundohen të pastrohen duke hequr mbetjet e papastërtitë që ne i quajmë viruse” dhe ky kontaminim mund t’i atribuohet sistemeve të telekomunikacioneve. Video është parë nga 600 mijë njerëz në Youtube përpara se të hiqej. Gjithashtu është postuar në Facebook dhe përbën një nga dhjetë konspiratitë më popullore përsa i përket pandemisë së shkaktuar prej 5G.
Zjarr antenave
Gjatë fundjavës së pashkëve në Angli, e më pas në Francë e Belgjikë disa grupe njerëzish i’u kanë vënë flakë antenave 5G si dhe kanë sharë e fyer teknikët e kompanive telefonike. “Shumica e konspirative qëndron online por kësaj rradhe është transmetuar me një impakt real në botë”, shprehet i mërzitur Alexandre Alaphilippe, drejtuesi i DisinfoLab, një OJF-je në Bruksel që i dedikohet dizinformimit.
Valë të njëjta si ato të 4G-së
“Me të vërtetë që nuk e kuptoj: 5G-ja në formën aktuale përdor të njëjtat valë si 4G-ja”, shpjegon zonja Nicola Blefari Melazzi drejtoreshë e Konsorciumit Ndëruniversitar Kombëtar për Telekomunikacionin (CNIT). “Valët milimetrike që teoricienët e konspirative mendojnë se janë shumë të dëmshme përdoren gjithashtu e nga 4G-ja. Madje kullat që janë vënë në zjarr përdorin valë 4G që kemi përdorur për të paktën gjashtë vite”, shton ajo
Valët milimetrike
Po valët milimetrike që janë konsideruar si vdekjeprurëse edhe përpara se Covid-19 të vinte, tashmë kanë ardhur. 5G-ja ka një shpejtësi shumë herë më të lartë se rrjetet e vjetër të komunikimit. Përshembull nëse me 4G duhet 43 sekonda për të shkarkuar një gigabajt film dhe me 3G katër orë, me 5G filmi shkarkohet për disa sekonda. Jo veçse kjo, por dhe vonesa në vajtje ardhje të sinjaleve (në terminologjinë angleze latency) zvogëlohet tmerrësisht shumë, gati e papërfillshme. Pra kjo dmth se t’i mund të luash online pa patur frikën se mund të hasësh vonesa në lojën tënde si dhe të komandosh pajisje elektrike (si psh makinat elektrike) në kohë reale milje larg tyre. Nga industria në agrikulturë, nga argëtimi në qytetet e zgjuara, 5G-ja premton të ndryshojë jetët tona gjatë evolucionit të saj.
Pemët e prera
Në botë ka veçse 13 milionë karta sim 5G nga tetë miliardë në total, 10 milionë prej të cilave ndodhen në Kinë të cilat shfrytëzojnë rrjetin e shpejtë 5G në ato vende që është instaluar. Ericsson pret që 100 milionë karta SIM 5G të jenë aktive gjer nga fundi i 2020-s, gjithashtu shërbimi sipas tij pritet të jetë i implementuar në 20-25 % të operatorëve në botë. Krahasuar me atë çfarë është parë në të shkuarën 5G-ja ka nëvojë për më shumë antena por më me pak fuqi.
Në Itali ka shumë nga ata që shohin me shqetësim faktin se po priten pemë për t’u instaluar antena 5G, madje rreth 200 komuna e kanë ndaluar instalimin e antenave në territorin e tyre, por në të vërtetë këto vendime për prerje janë vendosur prej kohësh pasi bimët mund të jenë të infektuara në atë zonë ose sepse ato po shkatërrojnë sipërfaqet e rrugës.
Pushtime nga alienët
Teksa shtohen faqet në internet që lidhin gjeneratën e pestë të rrjeteve celularë me hipotezat se pushtimet nga alienët po shtohen, nuk ka munguar dezinformimi e as nga burime që konsiderohen më serioze si ai i RT America që e quan 5G-në si “eksperimentin më të rrezikshëm ndaj njerëzimit”. Russian Times America (RT America) është i njëjti kanal ku sipas New York Times aludohet se ka “futur duart” në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës. Së fundmi në 17 prill Luc Montagnier fituesi i çmimit Nobel në mjekësi në 2008-n ka mbështetur në një intervistë me kanalin francez CNews se koronavirusi është rezultat i manipulimit njerëzor dhe hibridizmit me HIV-në në përpjekje për të gjetur vaksinë për këtë të fundit, madje ka shtuar se 5G-ja në Wuhan ka goditur rëndë sistemin imunitar të banorëve e kjo ka ndihmuar në përhapjen më të shpejtë të virusit.
Frekuencat e radiove dhe tumoret, me pak gjasa që të kenë lidhje me njëra-tjetrën
Muzikë për veshët është për ata konspiratistë kur dëgjojnë se radiofrekuencat e veçanërisht 5G-ja janë kancoregjene. Por sipas Institutit të Shëndetësisë në Itali lidhja midis këtyre valëve dhe tumorëve ka pak gjasa. Të tëra investigimet që kanë supozuar lidhjen e tyre, por pa u provuar zyrtarisht nga institucionet shkencore, janë zhvilluar duke ekspozuar kavie në doza masive e të vazhdueshme të frekuencave të përdorura nga 2G dhe 3G. Duke përfshirë këtu dhe një artikull mbi toksikologjinë i publikuar në 2018-ën nga Departamenti Amerikan për Shëndetin i cili shpesh citohet si një shembull në mbështetje të kësaj teze.
28 mijë studime
Që prej 1960-s mbi 28 mijë studime janë prodhuar mbi këtë çështje, pa harruar se nëse rrjetet e telekomunikimit me të vërtetë do të kishin doza vdekjeprurëse në do të kishim trupa njerëzish të vdekur nëpër rrugë çdo ditë. “Ndonëse disa kërkime sygjerojnë një mundësi statistikore mbi riskun në rritje të kancerit tek ata që përdorin celularin në mënyrë të vazhdueshme, evidencat nuk janë të mjaftueshme për të marrë masa paraprake”, shpjegon Doktori Frank De Vocht, një konsultues për qeverinë mbi sigurinë e rrjeteve telefonike pas sulmeve që i’u bënë kullave angleze 5G.
“Ne shpesh fokusohemi në valët e famshme milimetrike të cilat mund të shkaktojnë një variacion në temperaturën e trupit prej një të dhjetave të një grade por që nuk është as edhe një gjë krahasuar me efektin negativ në trupin tonë nga bateritë e celularëve kur përdoren për një kohë të gjatë.”, shprehet zonja Melazzi. “Gjithashtu valët e radiove nuk janë ionizuese dhe nuk kanë të njëjtën fuqi për të hyrë në ADN-në tonë dhe të shkaktojnë dëm në nivel qelizor”, shton ajo.
Të vërtetat e pakëndshme
Por ka dyshime se kjo është një luftë e vështirë për t’u fituar pavarësisht evidencave. Në Itali sipas të dhënave nga qëndra statistikore Cnr rreth një të katërtat e popullsisë beson se informacioni zyrtar i dhënë, fsheh të vërteta të pakëndshme të cilat gjejnë hapësirë në internet. E kështu ne kalojmë nga Jo-vaksinimi në Jo 5G që shpesh përdoren nga politikanët për të fituar mbështetje popullore apo nga ata që janë të frikësuar nga pandemia e nuk kanë informacionet e duhura.
Arthur Firstenberg aktivist njujorkez i lindur më 1950 ka qënë nga të parët që ka mbështetur ezistencën e elektrosensivitetit. Si një mjek i vetëdeklaruar Firstenberg ka vetë-diagnostikuar një sëmundje të re të quajtur “hipersensiviteti elektromagnetik”, të cilën e ka trajtuar në një artikull të titulluar “Planeti jonë në mikrovalë. Impakti mjedisor i revolucionit të wirelesit në 2017-ën”. Nga ky artikull, zoti Cowan ka marrë inspirim në videon e tij në të cilën bën lidhjen e pandemisë me origjinë në Wuhan me valët 5G. Por si Montagnieri dhe Cowan nuk e përmendin faktin se gjenerata e re e valëve 5G është lançuar njëkohësisht në 15 qytete të tjera kineze. Madje në të njëjtën kohë e në Itali, gjatë verës së 2019-ës, kullat 5G janë instaluar në Milano, Bari, Matera, L’Aquila, Prato dhe Romë./ La Republica