MENU
klinika

Janë zbuluar 500 koronaviruse të rinj

Nisin kërkimet në shpellat e lakuriqëve, parashikimet për pandeminë tjetër

27.04.2020 - 09:50

Të pajisur me maska, doreza dhe veshje mbrojtëse për të mbuluar çdo centimetër të lëkurës së tyre, studiuesit kanë filluar kërkimet në shpellat ku jetojnë lakuriqët e natës, për të parashikuar pandeminë e radhës. Me fenerë për shkak të errësirës, ata vendosin rrjetat e tyre në hyrjen e errët të shpellës së mbingarkuar me pemë bambuje, e cila është pjesë e një sistemi të gjerë të shpellave gëlqerore në provincën e Yunnan në Kinë, raporton CNN.

Ata presin që të bjerë mbrëmja, në mënyrë që lakuriqët të fluturojnë për të kërkuar ushqim, dhe do të bien drejt e në rrjetat e tyre.
Shkencëtarët mbledhin rrjetat dhe i i bëjnë anestezi lakuriqëve të natës, përpara se të marrin gjaklun nga trupi i tyre. Gjithashtu ata mbledhin dhe pështymë dhe fekale. Deri më tani shkencëtarët kanë mbledhur më shumë se 15 mijë mostra, të cilët çuan në identifikimin e 500 koronavirusëve të rinj. Një nga ata, i gjetur në një shpellë në vitin 2013, ishte një paraardhës i mundshëm i COVID-19, raporton CNN.
Para pandemisë SARS në vitin 2003, hulumtimi mbi koronaviruset nuk kishte vëmendjen e duhur. Vetëm dy koronaviruse njerëzorë ishin identifikuar deri në atë kohë, të dy të zbuluar në vitin 1960.

Në vitin 2009 u themelua “Predict”, që financohet nga USAID, dhe drejtohet nga Universiteti i Kalifornisë Davis, së bashku me Eco Health, Institucionin Smithsonian, Shoqërinë e Konservimittë jetës së Egër dhe Metabiota, një kompani kaliforniane që merret me gjurmimin e epidemive. “Predict” operon në 31 vende, duke hulumtuar në të gjitha zonat që dyshohet se lakuriqët mund të jenë transmetues të koronaviruseve te njerëzit.