21.04.2020 - 11:12
Ditën e sotme ka mbërritur në spitalin COVID 1, një pacient në gjendje të rëndë nga Shkodra i infektuar me COVID 19.
Mësohet se bëhet fjalë për një të sëmurë në gjendje të rëndë, i cili pritet të intubohet.
Po ashtu u bëhet me dije se kanë nisur sot testimet serologjike dhe të parët që do testohen janë personeli mjekësor në dy spitalet COVID 1 dhe COVID 2.