MENU
klinika

“Nëse ngrihesh shpejt, rrezikon të biesh sërish”

OBSH thirrje të gjitha shteteve: Mos i hiqni masat ndaj pandemisë!

07.04.2020 - 12:45

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka rekomandime të qarta për vendet dhe rajonet lidhur me lehtësimin e masave ndaj pandemisë, por u kërkoi atyre që të mos i heqin ato shumë herët.

“Njëra nga gjërat më të rëndësishme është që të mos hiqen shumë herët masat në mënyrë që të mos kemi një përkeqësim përsëri”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.

Sipas tij, kjo situatë, është e ngjashme me të qenit i sëmurë vetë.

“Nëse ngritesh shumë shpejt nga shtrati dhe vrapon shumë herët, rrezikon të biesh prapa dhe të kesh komplikime”, shtoi ai.

Disa vende në botë kanë paralajmëruar lehtësimin e masave të izolimit dhe të gjendjes së jashtëzakonshme.

Më 6 prill Austria tha se mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga java e ardhshme, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë distancimin fizik, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit./rel