29.04.2020 - 08:25
Të ardhurat e Huawei u rritën me 1.4% në tremujorin e parë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, në $25.7 miliard. Kjo ishte me të vërtetë mbresëlënëse duke patur parasysh luftën tregtare si dhe shpërthimin e covid-19 në Kinë, vendi bazë i kompanisë së pajisjeve të telekomit, edhe pse ishte shumë më poshtë se rritja prej 39% që arriti në vitin e mëparshëm.
Pandemia ka vonuar zhvillimin e rrjeteve 5G në shumë vende, një element kryesor dhe kontrovers i biznesit të Huawei-t. Kompania, e cila është me pronësi private, nuk njoftoi fitime neto.