MENU
klinika

Amazon hap edhe 75,000 vende pune

Pandemia shton blerjet online

14.04.2020 - 08:55

Pas punësimit të 100,000 punëtorëve muajin e kaluar, gjiganti i shitjeve online Amazon është në kërkim edhe të 75,000 punëtorëve të tjerë. Amazon tha se i duhet më shumë personel për të përballuar rritjen e kërkesave.

Shumë vende në botë janë izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe qytetarët e tyre i kanë shtuar blerjet online.

“Ne mirëpresim cilindo që është pa punë për t’u bashkuar me ne në Amazon, derisa gjërat të kthehen në normalitet”, tha kompania me seli në Shtetet e Bashkuara.

Mbi 17 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës në SHBA gjatë tri javëve të kaluara, për shkak të izolimit nga koronavirusi.
Muajin e kaluar, Amazon ka punësuar personel shtesë në SHBA, prej rreth 100,000 vetash, për të përmbushur porositë online për ushqim dhe barna të klientëve ekzistues. Por, kompania tha se ka edhe një listë pritjeje me klientë të rinj.

shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”