MENU
klinika

Pashkë vetmie dhe shprese...

Papa Françesku: Të mos jemi egoistë sot, po vuajmë njëlloj!

12.04.2020 - 19:30

        Papa Françesku, ditën e sotme i bëri thirrje mbarë njerëzimit, për solidaritet global në luftën kundër koronavirusit.

“Kjo nuk është koha për të qenë egoistë, sepse e gjithë bota po vuan dhe duhet të jetë e bashkuar. Nuk është kohë për vetëpërqendrim, sepse sfida me të cilën përballemi është e njëjtë për të gjithë. Indiferenca, egoizmi, ndarja dhe harresa nuk janë fjalë që duam t’i dëgjojmë në këtë kohë. Ne duam t’i ndalojmë këto fjalë përgjithmonë”, – tha Papa, gjatë mesazhit të tij për Pashkët, në Bazilikën e zbrazët të Shën Pjetrit.

Papa, po ashtu paralajmëroi se BE-ja rrezikon të shpërbëhet dhe bëri thirrje për lehtësimin e borxheve për vendet e varfra.

Kreu i Selisë së Shenjtë i mëshoi faktit, se duhet të zbuten sanksionet ndërkombëtare. Në vijim, ai lavdëroi mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë, që vazhdojnë të mbajnë në funksion shërbimet themelore.

Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët, por shërbimet janë mbajtur në kisha të mbyllura, pasi miliona njerëz janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, si masë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këto ditë ringjallja merr më shumë kuptim

Koment: Feja në kohën e krizës së koronës