MENU
klinika

Për të qenë 'trendy' në 2020

Para se të dilni nga karantina, zhdukni këta aksesorë!

02.04.2020 - 10:34

Është e mundur që t’i shtoni diçka pamjes tuaj ose të theksoni unitetin me anë të bizhuterive, por duhet të siguroheni që ato janë ende në modë.

Si mund të identifikosh nëse bizhuteritë janë vjetëruar? Këtu do të gjeni një listë me anti-tendencat e vitit 2020 dhe zëvendësuesit më të mirë të tyre.

1. Chokers (Çoker)

Disa vite më parë, ky aksesor i njohur nga vitet ’90, u rikthye. Ato mund të ishin prej lëkure apo prej plastike. Por tendenca u zhduk po aq shpejt sa u shfaq. Në 2020-ën, ato janë rikthyer, porn ë një mënyrë tjetër: GUCCI, Chloe, Sacai, Alexander McQueen, dhe Versace shtuan gurë, metale të shtrenjta.

2. Vathët e rrumbullakët të zakonshëm

Në vitin 2020, stilistë si Dolce & Gabbana, Oscar de la Renta, Missoni dhe Brandon Maxwell sugjerojnë që të luftoni ndrojtjen dhe të bëheni më të ndritshëm, duke zëvendësuar vathët elegantë të vegjël me disa të mëdhenj.

3. Puplat

Vit pas viti, aksesorët me pupla kanë qenë një hit i madh, kështu që stilistët u lodhën goxha prej tyre. Tani shtëpitë e modës si Vivienne Westwood, Christian Dior, Jacquemus, Oscar de la Renta, dhe Prada sugjerojnë që t’i harrojmë ato plotësisht në sezonin e ri dhe t’i zëvendësojmë me diçka më tropikale, si për shembull guaska të mëdha.

4. Një palë vathë

Modelet nga Oscar de la Renta, Valentino, Tibi, Pyer Moss dhe Marc Jacobs kanë vënë vetëm një vath për disa vite tani. Por vetëm disa vajza në të vërtetë i pëlqejnë këto eksperimente për në jetën e përditshme. Por, viti 2020 duket si një vit i mirë për një pamje të çrregullt.

5. Diamante

Miu Miu, Khaite, Tory Burch, Tommy Hilfiger, Prabal Gurung, Burberry, Christian Dior dhe natyrisht, Chanel bien dakord njëzëri se në vitin 2020 mund të vini vathë të thjeshtë dhe gjerdan shumështresor pa diamante.

6. Shkronjat

Varëset me shkronja të mëdha nuk janë më nw modë dhe tani  po zëvendësohen me figurat masive të kafshëve të egra dhe insekteve. Dolce & Gabbana dhe Oscar de la Renta kanë treguar argjendin e ri për gratë trendy të cilat nuk duan të fshehin personalitetin e egër. Dizajnerët e Fendi-t u prqendruan tek grabitqarët, kështu që u shfaqën me aksesorë me printe të zhguallit të breshkës.

7. Monedhat

Disa vite më parë, trendi i të veshurit monedha u shfaq, porn ë këtë sezon, dashuria mund paranë. Zemra të mëdha u shfaqën në pothuajse çdo modele në koleksionet e Saint Laurent, Alexander McQueen, Balenciaga, Marc Jacobs dhe Chanel.

8. Yjet

Yjet janë duke u zëvendësuar me sferat. Bottega Veneta, Kenzo, Oscar de la Renta, Balenciaga, Valentino, dhe Ann Demeulemeester prezantuan sfera të ndryshme të bëra prej metali, qelqi dhe druri. Dizajnuesit u frymëzuan nga planetët, globi, topat magjikë dhe dekorimet e Krishtëlindjes, aq sa çdo vajzë do të jetë në gjendje të gjejë atë që i pëlqen.

9. Diçka e madhe e varur në një zinxhir

Shtëpitë e modës si Zimmermann, Pyer Moss, Off-White, Alexander McQueen dhe Vivienne Westwood pretendojnë se sezoni i ri nuk është koha për zinxhirë të hollë me copa të mëdha bizhuterie mbi to. Ato po zëvendësohen me zinxhirë masivë.

10. Disa byzylykë

Dizajnerët, si Stella McCartney, Alexander McQueen, Brandon Maxwell dhe Dolce & Gabbana vendosën ta bëjnë sezonin pranverë-verë 2020 sa më praktik të jetë e mundur. Zëvendësojini byzylykët e shumtë me ato në formën e çantave që mund t’i përdorni për të mbajtur kartat e identitetit dhe mbase edhe syze.

11. Një unazë

Në vitin 2020, nuk është e modës të vini unaza të holla me gurë të vegjël dhe nuk është e modës të keni vetëm një unazë në dorë. Më shumë gurë me pamje gjeometrike në ngjyra të ndryshme, si ato të shitura nga Brandon Maxwell, Fendi dhe Alexander McQueen, meritojnë vëmendjen tuaj.

12. Rripat e kokës

Nëse dëshironi ta bëni look-un tuaj më modern, provoni modelet e Fendi-t që kanë kryesisht rripa prej lëkure në pjesën e pasme te kokat e tyre.