MENU
klinika

Policia ndëshkon me gjoba 12 kalimtarë

Pas dy ditë izolimi, qytetarët e Beratit sfidojnë rregullat

13.04.2020 - 09:58

Ashtu siç ka ndodhur edhe një javë më parë, edhe sot, pas përfundimit të shtetrrethimit të fundjavës, beratasit janë dyndur në rrugët e qytetit. Të shumtë kanë qenë të rinjtë që kanë tejmbushur bulevardin dhe lulishtet e qytetit, duke ‘sfiduar’ rregullat e qeverisë, në këtë situatë të rënduar epidemiologjike që po kalojmë.

Për të frenuar grupimet në sheshet e parqet e qytetit, policia ka shtuar efektivët, që janë shpërndarë përgjatë gjithë pedonales për të ndëshkuar të papërgjegjshmit. Mësohet se që prej mëngjesit të sotëm janë gjobitur rreth 12 kalimtarë, mes tyre edhe të rinj, që kishin dalë pa leje për të lëvizur nga banesat. Të shumtë kanë qenë edhe banorët që u janë drejtuar mëngjesin e sotëm bankomateve, marketeve dhe farmacive.

Në të gjitha marketet e qytetit ka pasur radhë të gjata, duke respektuar distancën e përcaktuar dhe masat mbrojtëse, ndërkohë që fluks ka pasur edhe në çdo farmaci. Në akset rrugore të qytetit ka pasur prezencë të shtuar të efektivëve të policisë që po bëjnë kontrollin e mjeteve dhe qytetarëve, nëse kanë leje për të dalë nga banesat apo jo.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë