MENU
klinika

Të tjerët në shtëpi

Pas pensionistëve, sot, dalin në rrugë nënat me fëmijë

19.04.2020 - 08:02

Ditën e sotme, deri në orën 11:00 do të lejohen të dalin nënat me fëmijë duke respektuar distancimin social. Ky urdhër është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thuhet se duhet të dalin vetëm nënat me fëmijët deri 10 vjeç.

Ndërsa kryeministri Rama bën thirrje për kujdes:

“Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Ndërkohë të gjithë baballarët, ku fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00”.

Një ditë më parë, privilegjin e të dalit jashtë deri në orën 11:00 e kishin pensionistët.