MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve?

Përditësimi i MSH mbi situatën ‘COVID-19’

19.04.2020 - 10:31

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus, nga të cilët 1 është personel mjekësor në Shkodër.

Shtatë raste të reja janë në Krujë dhe 5 në Tiranë. Ndërsa në total, deri tani janë konfirmuar me COVID-19, 562 persona. Task forca e ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se janë 222 persona të infektuar aktivë, 10% e të testuarve pozitiv me COVID-19

Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve. Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën.

314 të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.

Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

26 persona kanë humbur jetën. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 251 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste

– Fier 36 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 96 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

– Has 13 raste

– Krujë 18 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 11 rast

-Mallakastër 1 raste

– Kurbin 7 raste

Apeli për qytetarët

Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme