MENU
klinika

Epidemiologu Artan Simaku

“Piku i pandemisë në Shqipëri ka kaluar”

16.04.2020 - 07:13

Epidemiologu Artan Simaku, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, shprehu bindjen se piku i koronavirusit në vendin tonë tashmë ka kaluar.

“Piku i pandemisë ka kaluar, në ditët në vijim pritet një numër i qëndrueshëm i rasteve të reja, deri në shuarjen e pandemisë, që duhet të shuhet në mënyrë natyrale derisa nuk ka vaksinë”, tha epidemiologu.

Sipas tij, “vatra ka dhe do të ketë” dhe se “aty kryhet gjurmimi i kontakteve”.

Simaku nënvizoi se është koha e duhur për lehtësimin e masave: “E rëndësishme është që karantinimin ta zbatojnë grupmoshat më të rrezikuara”.

Në lidhje me vdekshmërinë e koronavirusit në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera, Simaku nënvizoi: “Për të krahasuar mortalitetin me vende të tjera, duhen marrë parasysh disa faktorë dhe parametra. Vdekshmëria te ne është në shifra shumë të ulëta”.

Kur u pyet në lidhje me situatën në Shkodër, Simaku theksoi: “Në Shkodër nuk ka rritje eksponenciale, por një rritje e zakonshme. Gjurmimi i kontakteve po kryhet siç duhet”.