MENU
klinika

Koronavirusi

Pipero: Presim pak a shumë të njëjtat numra edhe javën që vjen

05.04.2020 - 20:00

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se shifrat e të prekurve me koronavirus në vendin tonë janë pak a shumë të njëjta me ato që priteshin prej tij.

Sipas Piperos Shqipëria ka arritur tashmë kulmin, një “kulm i butë” kjo sipas tij, falë masave të marra nga qeveria.

Mjeku Pipero për përhapjen e koronavirusit: Presim pak a shumë të njëjtat numra edhe javën që vjen

Shkrimi i plotë:

Nje grafik dhe nje leter!

E fillova kështu këtë postim nisur nga shqetësimi i Prof. E. Ruka për kurbën që tregon ecurinë e epidemisë në vendin tonë, duke e falenderuar profesorin e nderuar por dhe duke spjeguar se nisur nga ecuria e covid 19 në vendet e tjera edhe ne prisnim që kjo javë të mbyllej pak a shumë me këto numura, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, një kulm i butë ky falë masave të mara nga qeveria, në kohën e duhur sipas meje! Numurat janë realtivisht të lartë pasi janë testuar në mënyrë “agresive” rastet e kontaktit të ngushtë, dhe në përgjithësi rezultoje familjare. Ne presim pak a shumë të njejtat numura dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes. Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi. Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!

Po e vazhdoj postimin me nje leter te Nene Vezikos, gjyshes nga Vlora, e shtruar ne spital se bashku me tre pjestare te familjes se saj me Covid 19, sot te gjithe te sheruar. E fundit doli nga spitali Nene Veziko, e moshuar por luftarake deri me fund, dhe se bashku me ne ja doli, fitoi ndoshta betejen me te veshtire te jetes se saj, fitoi mbi Covid 19. Te shkuara dhe jete te gjate Nene Veziko!